Dortmund nuk ndalet, mposht Werderin e Rashicës
Borussia e Dortmundit vijon marshimin në krye të renditjes së Bundesligës gjermane, pasi këtë javë mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e ëerder Bremenit.
Alcacer në minutën e 20’ dhe Reus në të 27-ën, ishin autorët e golave për verdhezinjtë, ndërsa për miqtë rihapi takimin Kruse, por pa mundur të ndryshojë fatin e fundit të ndeshjes.

Pas 15 javësh, Borussia e Dortmundit kryeson renditjen me plot 39 pikë, 9 më tepër se ndjekësit më të afert, Bayern Munchen dhe Borussia Munchengladbach.