Dortmundi provon “Black Friday”-n te Juventusi, kërkon dy yje me çmim shumë të ulët
Borussia Dortmundi ka vendosur të provojë një goditje të dyfishtë me çmimin përfundimtar: Emre Canin dhe Mario Manzhukiqin.
Ekipi gjerman do të ofrojë 30 milion euro për dyshen e “Zonjës së vjetër”.
Pak, duke menduar për vlerën absolute të lojtarëve dhe atë që ata shpresuan të arrinin verën e kaluar, veçanërisht duke marrë parasysh potencialin të dy futbollistëve.
Të dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në planet e Sarrit dhe pritet që të largohen në janar ose në qershor./Indeksonline/