21:44 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Dortmund shënon dy gola të shpejtë ndaj Atletiko Madridit (VIDEO)

Borusia Dortmund ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Atletiko Madridit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Julian Brandt shënoi golin e epërsisë, në minutën e 34-të.

Pesë minuta më vonë shënoi edhe Ian Maatsen.

Rezultati i përgjithshëm, Dortmund 3-2 Atletiko Madrid./IndeksOnline/