Dortmund shënon fitore në udhëtim ndaj Lille dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Borusia Dortmundështë skuadra e pestë e cila ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Champions League këtë sezon.
Skuadra gjermane në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, shënoi fitore në udhëtim ndaj Lille, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Dortmund kalon në raundin tjetër, me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Lille e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 5-të, me golin e Jonathan David. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Emre Can barazoi shifrat në minutën e 54-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Golin e fitores për Dortmundin e shënoi Maximilian Beier, në minutën e 65-të./IndeksOnline/