75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Dortmund shënon fitore të vështirë ndaj Stuttgart, Bayern shkatërron Wolfsburgun

Gara për titull në Bundesligën gjermane nuk ka qenë asnjëherë më e nxehtë se kaq. Bayern dhe Dortmund kanë shënuar fitore në xhiron e 25-të dhe të dyja ekipet ndajnë vendin e parë me nga 57 pikë.

Dortmund shënoi një fitore jo aq të lehtë ndaj Stuttgart, me rezultat 3-1.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Reus në minutën e 62-të, ndërkohë Stuttgart barazoi rezultatin në minutën e 71-të me anë të Marc Kempf. Pikët e plota për verdhezinjtë erdhën në fund të takimit. Fillimisht Paco Alcacer rikthei epërsinë në minutën e 84-të, ndërsa Pulicis vulosi atë me një gol në minutën e fundit të takimit.

Në anën tjetër Bayern Munich ka shënuar një fitore mjaft të thellë ndaj Wolfburg, me rezultat 6-0.

Golat për bavarezët i shënuan: Gnabry, Lewandowski (X2), James Rodriguez, Muller dhe Kimmich. /IndeksOnline/