75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

Dortmund shënon fitoren e pestë radhazi, merr kreun e Bundesligës

Borusia Dortmund ka shënuar fitoren e pestë radhazi në bundesligën gjermane.

Në stadiumin “Signal Iduna Park”, Dormundi fitoi ndaj Werder Bremen, me rezultat mininal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Julian Brandt në minutën e 67-të.

Dormtund nuk di për humbje në tetë ndeshje deri më tani, ku me fitoren e sotme ka marr kreun e Bundesligës me 20 pikë.

Në anën tjetër, Werder Bremen renditet në vendin e 14-të, me vetëm 6 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/