Dortmund shfrytëzon gabimin e Bajernit, merr kryesimin në javën e parë
Dortmund ka “shkatërruar” Augsburgun 5:1 në një ndeshje që fillimisht epërsinë e pati ekipi mysafir.
Niederlechner shënoi në minutën e parë ndërsa Alcacer barazoi menjëherë në minutën e 3, rezultat ky me të ciln u mbyll edhe pjesa e parë.
Ndërsa ajo e dyta ishte fatale për Augsburgun, shkruan Indeksonline.
Jadon Sancho në minutën e 51, Reus në të 57 dhe Alcacer në të 59 shënuan për epërsin 4:1 të Dortmundit e cila ishte e paarritshme për ekipin mysafir.
Julian Brandt në të 81-tën shënoi për epilogun përfundimtar.
Me këtë fitore Dortmund i ikë 2 pikë Bajernit qysh në javën e parë, pasi që dje Bajern Munich u ndal me barazim nga Hertha./Indeksonline/