75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Dortmund ‘shtyp’ Hannoverin, shkon +9 pikë nga Bayerni

Borussia e Dortmundit e ka nisur me marshin më të lartë vitin 2019.

Pas suksesit 0-1 me Leipzigun në transfertë javën e kaluar, verdhezinjtë shkatërruan edhe Hannoverin në “Signal Iduna Park” me rezultatin e thellë 5-1. Nëse shtohen edhe dy sukseset në testet miqësore të janarit, numri i fitoreve radhazi në këtë vit shkon në 4.

Sa i përket fitores së fundit, skuadra e Lucien Favre e mbylli pjesën e parë në epërsinë e një goli të shënuar nga Hakimi.

Në fraksionin e dytë, brenda 7 minutave (60’-67’) vendasit shpërthyen me tre gola të tjerë me autorë Reus, Gotze dhe Guerreiro, për të ardhur më pas te goli i nderit për Hannoverin i shënuar nga Bokalorz.

Në kohën shtesë Dormundi tundi për herë të pestë rrjetën e kundërshtarëve me Witsel.