Dortmund spektakular, Reus & Alcacer përmbysin Bayernin
Dortmund ka shënuar një fitore spektakulare ndaj Bayernit në ‘klasiken gjermane’ e cila u zhvillua në Signal Iduna Park. Vendasit fituan ndeshjën me rezultat 3-2.
Të parët në epërsi kaluan bavarezët me golin e Lewandowskit në minutën e 26-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Me të filluar pjesa e dytë Reus barazoi shifrat nga pika e bardhë për 1-1.
Tre minuta pas golit të Reus sërish polaku Leëandoëski dërgoi mysafirët në epërsi.
Reus iu kundërpërgjigj sërish ish bashkëlojtarit të tij duke barazuar shifrat për 2-2.
Për tri pikët e mëdha u përkujdes sulmuesi në super-formë Paco Alcacer, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 73-të. /IndeksOnline/