75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Dortmundi arrin marrëveshje me trajnerin që e eliminoi Interin nga Evropa

Për momentin Borussia Dortmundi po drejtohet nga trajneri i skuadrës së të rinjëve Edin Terziq, i cili nisi me një fitore ndaj Werder Bremenit aventurën si trajner i skuadrës së parë.

Gjithsesi Terziqi është vetëm një trajner i përkohshëm për Dortmundin që është në kërkim të një emri me peshë për të zëvendësuar Lucien Favren.

I përzgjedhuri i drejtuesve verdhezinj është Marco Rose, trajneri aktual i Borussia Moenchengladbachut, që ka bërë një punë të shkëlqyer tek ekipi nga Borussia Parku në këtë një vit e gjysmë, duke kaluar edhe fazën e grupeve në Champions League edhe pse u nis nga vazo e 4-të.

Gjithsesi gjasat janë që Rose ta marrë në qershor drejtimin e Dortmundit edhe pse akordi është arritur, pasi do të jetë e vështirë që ai të shkëputet nga Gladbachu në mes të sezonit.