Dortmundi befasohet në fund të ndeshjes, mposhtet nga Hoffenhaim
Dormund nuk ka arritur ta marrë as një pikë sonte si mysafir i Hoffenheim.
Në epërsi deri në minutën e 79’ ishte Dortmundi me golin e shënuar në minutën e 17’ nga Gotze mirëpo në 10 minutat e fundit të lojës u befasuan.
Adamyan ishte ai që e barazoi rezultatin kurse prap i njëjti futbollist arriti të asistoj edhe për golin e fitores, të cilin e shënoi Kramaric në minutën e 87’.
Me këtë humbje Dortmund mbetet në vendin e katërt po ashtu me rrezikun për ta humbur këtë pozitë./Indeksonline/.