75 Mall Live Search
23:51 / E Martë, 20 Maj 2025 / L A

Dortmundi dëshiron të përsëris formulën Bellingham, interesohet për vëllanë e tij

Borussia Dortmund do të tentojë të bëjë një përforcim para Botërorit të Klubeve.

“Verdhezinjtë”, po mendojnë që të përsërin suksesin që e kishin me anglezin Jude Bellinghamin, ku tani kanë hedhur sytë te vëllau i tij, Jobe.

Përveç Dortmundit, për anglezin ka shprehur interesim edhe skuadra e Eintracht Frankfurtit.

Jobe Bellingham këtë sezon ka shkëlqyer me Sunderlandin, i cili është një hap larg ngritjes në Premierligë pasi që do të përballen në finalen e play-offit në “Championship, ndaj Sheffield Unitedit.

Ai numëron rreth 42 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe 3 asistime në “Championship”./IndeksOnline/