Dortmundi e konfirmon humbjen e madhe para ndeshjes me Chelsean

Me 7 mars, Chelesea dhe Dortmundi do të zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Në këtë sfidë shumë të rëndësishme, trajneri Edin Terzic nuk do të mund të llogaris në sulmuesin Karim Adeyemi, shkruan Indeksonline.
Dortmundi ka konfirmuar se sulmuesi Adeyemi do të mungojë në tre javët e ardhshme pas një këputjeje të një fibre muskulore kundër Hertha Berlin.
Adeyemi u zëvendësua gjatë fitores 4-1 në Bundesligë të dielën dhe tani është duke punuar për rikuperimin e tij.
Ishte pikërisht 21 vjeçari që shënoi golin e vetëm në ndeshjen e parë në Gjermani, ku Dortmund fitoi minimalisht ndaj Chelseas. /IndeksOnline/
Karim Adeyemi tore a muscle fiber during Sunday's game against Hertha Berlin. He will not be available for about three weeks.
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 20, 2023
Get well soon, @karim_adeyemi! 🍀 pic.twitter.com/yDJq98KqAf