20:49 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / Gj. Sh

Dortmundi fiton derbin kundër Leverkusenit (VIDEO)

Borusia Dortmund e ka fituar derbin e javës së parë në Bundesligën gjermane ndaj Leverkusenit, pasi ka fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitorës për vendasit e ka shënuar Marco Reus në minutën e 10-të, shkruan Indeksonline.

Ky ishte goli i vetëm në ndeshje, pasi deri në fund asnjëra nga skuadrat nuk arritën të dërgojn topin në rrjet.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Bundesligës për ditën e shtune, pasi gjatë ditës janë luajtur edhe pesë ndeshje të tjera dhe janë arritur këto rezultate:

Augsburg 0-4 Freiburg,

B>Monchengladbach 3-1 Hoffenhaim,

Bochum 1-2 Mainz,

Uninon Berlin 3-1 Hertha Berlin dhe

Wolfsburg 2-2 Werder Bremen.

Ndërsa ditën e premte kampioni aktual Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-1 skuadrën e Eintracht Frankfurtit./Indeksonline/