Dortmundi gjen zëvendësuesin e Pulisiq
Verdh-e-zinjtë janë duke kërkuar një lojtar që do të luajë në vendin e reprezentuesit amerikan.
Dortmundi përgatitet për sezonin e ardhshëm për të plotësuar repartin e sulmit duke parë shitjen e Chrsitian Pulisiq te Chelsea.
Drejtuesit kanë buxhet të konsiderueshëm për të shpenzuar ndaj dhe duan një lojtar me kualitet siç është Timo Werner, sulmues i Leipzig.
22-vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën e cila i skadon në vitin 2020 dhe nëse nuk e bën atëherë klubi do të jetë i detyruar ta shesë në verën e ardhshme por gjithsesi çmimi është i lartë.
Të paktën 55-60 milionë euro është kërkesa e Leipzig ndërkohë që për sulmuesin gjerman janë në garë edhe Bayern Munich, Barcelona e Real Madrid.