22:32 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Dortmundi ‘gjunjëzohet’ para Monchengladbachit!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Monchengladbach dhe Dortmundit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Bundesligë.

Skuadra vendase arriti që me rezultat prej 4:2 ta mposht Dortmundin dhe t’i paketojë tre pikë të plota nga kjo ndeshje, shkruan IndeksOnline

Golat për Gladbachin i shënuan, 2 Elvedi, Bensebaini dhe Thuram, ndërsa për Dortmundin dy golat i realizoi Haaland.

Me këtë fitore, Monchengladbach merr vendin e katër në tabelë me 31 pikë e Dortmundi mbetet në vendin e pestë me 29 sosh.