75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L A

Dortmundi hedh sytë në Angli, interesohet për lojtarin e Arsenalit

Borussia Dortmund dëshiron të bëjë një tjetër goditje në afatin kalimtar.

Pas transferimit të Jobe Bellingham, “Verdhezinjtë” kanë hedhur sytë te anësori i Arsenalit, Leandro Trossard.

Përveq Dortmundit, Trossard ka interesim edhe nga 2 klube të Premierligës, me një lëvizje që mund të ndodhë brenda këtij afati kalimtar.

Trossard, erdhi te Arsenali nga Brightoni në janar të vitit 2023, ku bëri 124 paraqitje dhe shënoi 28 gola dhe 23 asistime./IndeksOnline/