Dortmundi i vendos çmim Sanchos

Skuadra e Borussia Dortmund po bëhet gati ta shes yllin, Jadon Sancho.
Anësori anglez është një nga futbollistët më të kërkuar në dy afatet e fundit të transferimeve, shkruan IndeksOnline.
Mediat e huaja shkruajnë sot se klubi gjerman i ka vendosur çmim lojtarit anglez. Kush dëshiron ta blejë lojtarin duhet paguar shumën prej 108 milionë funta.
Çmimi i Sanchos në ‘Transfermarkt’ shkon deri në 100 milionë euro.
Klubet më të interesuara janë ato nga Premierliga, si; Manchester Unitedi, Arsenal dhe Chelsea./IndeksOnline/