75 Mall Live Search
20:10 / E Shtunë, 17 Gusht 2024 / FR

Dortmundi kalon me lehtësi në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmund ka arritur që me lehtësi të kalojë në raundin e 1/16 të Kupës së Gjermanisë.

Nënkampioni i Evropës triumfoi 1:4 ndaj Phonix Lubeck në “Volksparkstadion”.

Anton, Emre Can dhe Julian Brandt shënuan në pjesën e parë për epërsinë prej tre golave.

Vendasit iu kundërpërgjigjën me një gol të Iloka, por kjo ishte krejt çfarë bënë ata në këtë takim.

Deri në fund, Dortmundi shënoi edhe njëherë nëpërmjet Duranville në minutën e 62-të.