Dortmundi nuk e ruan distancën sociale, i afrohet shumë afër Bayernit

Dortmundi është rikthyer fuqishëm pas pushimit nga pandemia koronavirus që e “mbylli” botën për gati dy muaj.
Milionerët kanë mposhtur rivalin e tyre Schalke 04 me rezultat 4-0, shkruan Indeksonline.
Golat për Dortmundin i shënuan Haaland (29’), dy Guerreiro (45’ dhe 63’) dhe një tjetër Hazard (48).
Me këtë fitore, Dortmundi mbetet në pozitën e dytë me 54 pikë, një më pak se Bayerni që është në pozitën e parë.
Schalke në anën tjetër mbetet në pozitën e tetë me 37 pikë. /IndeksOnline/