Dortmundin se ndal as Schalke, Bayern shënon fitore të lehtë në shtëpi
Dy skuadrat më pretendente për titull në Bundesligë, Dortmund dhe Bayern Munich, kanë arritur fitore në kuadër të xhiros së 14-të.
Bavarezët shënuan fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Nurnberg, me dy golat e Lewandowskit dhe një të Ribery.
Fitore mjaft të rëndësishme ka shënuar edhe Dortmund në udhëtim te Schalke, me rezulat 1-2.
Golat e Delany dhe talentit Sancho i siguruan fitoren verdhëzinje, ndërsa golin e vetëm për Schalken e shënoi Caligiuri.
Pas kësaj fitore, Dortmund kryeson bindshëm në Budesligë, me 36 pikë pas 14 xhirove, 9 më shumë se Bayerni në vendin e dytë. /IndeksOnline/