18:30 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Doruntinë Maloku lexon letrën e babait të ndjerë, e quan Thaçin “president inatgji”

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku ka lexuar një kolumne të babait të saj të ndjerë, Enver Malokut. Letra ishte shkruar më 10 korrik 1998 e që flet për inatgjinjtë të cilët nuk duhet të udhëheqin për shkak se nuk komunikojnë.

Sipas deputetes, rasti i njëjtë si para 20 viteve është me Hashim Thaçin, që sipas saj nuk duhet lejuar të udhëheqë një proces sikur ai i dialogut me Serbinë, raporton Indeksonline.

Teksa e quan Thaçin “president inatgji”, Maloku thotë se ai është i njëjti si në kohën e Rambujes, i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe i dialogut.

“Inatgjiu i sotëm është po i njëjti inatgji i Rambujes, i njëjti i shpalljes së pavarësisë dhe i dialogut. Tipat si Thaçi nuk duhet lejuar të udhëheqin një proces i cili ka nevojë për një konsensus të gjerë e i cili asnjëherë nuk do të arrihet për shkak të një presidenti inatgji”, është shprehur ajo pasi lexoi letrën e babait./Indeksonline/