Dosja – 1998/99 plagë e hapur e Kosovës

Në Kosovë, Serbia ka bërë agresion ndaj popullatës civile, duke përfshirë edhe fëmijët. Në luftën e armatosur të viteve 1998-1999. Janë bërë krime që konsiderohen krime kundër njerëzimit dhe të cilat janë të parapara me Konventat e Gjenevës: vrasjet, shfarosjet, dërgimi në robëri, deportimi i dhunshëm i popullsisë, dhunimet, prostitucion me dhunë, shtatëzani e dhunëshme me qëllim që të shkaktohen vuajtje të mëdha, lëndime të shëndetit psikik ose fizik. Krimit në Kosovë i kanë paraprirë dhe nxitur propaganda, gjuha fyese dhe urrejtja.[1]
Spastrimi etnik mori formën më barbare duke sfiduar gjithë bashkësinë ndërkombëtare. Tragjike ishte mbrojtja dhe bekimi që i jepnin Kisha Ortodokse Serbe dhe Priftërinjët e saj krimeve duke i quajtur vepra “të shenjta”.
Planet serbe, të propozuara edhe nga Dobrica Qosiq e akademikë të tjerë serbë, deri edhe nga qarqe të politikës zyrtare të Beogradit kanë planifikuar dëbimin e popullatës dhe pastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët.
Për të argumentuar përfshirjen e strukturave më të larta shtetërore serbe në veprimtaritë kriminale po i referohemi raportit të Organizatës “Human Rights Watch”. Raport i tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuse për krimet në Kosovë shkruan: “ Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithëshme gjatë përiudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukëshëm një influencë të rëndësishëm gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufinjët duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” në Kosovë”[2]
Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare ka indikacione serioze se në Serbi, në kohën e Sllobodan Millosheviqit, është aplikuar fshehja e krimeve nëpërmjet djegies së kufomave të viktimave shqiptare në disa fabrika, në të cilën i kanë shfrytëzuar furrat me temperature të larta.
Kriza në Kosovë ka lënë një tashëgimi të dhimbshme dhe tragjike. Përveç vuajtjeve dhe shkatërrimit fizik, mijëra familjarë vuajnë nga ankthi dhe mëdyshja për fatin e të pagjeturve. Ndërsa janë gjetur dhe ekzistojnë edhe sot dëshmi të shumta për plaçkitjet të cilat janë të ruajtur në arkiva të ndryshme të mediave mirëpo edhe shtetërore.
Si dëshmi është cilësuar një shënim nga ditari i një banore serbe nga Peja, e cila ka shënuar përshtypjet e veta gjatë luftës në Kosovë. Ky ditar pas lufte ishte gjetur nga gazetarët e huaj në të cilin shkruante: “Thonin se ata të cilët plaçkitin shtëpitë shqiptare janë patriot, ndërsa është tradhëtar ai i cili nuk e bënë atë. Frigohem për ardhmërinë e fëmijëve, të cilët prindërit i mësojnë të vjedhin, të plaçkitin dhe të djegin shtëpi. Në çka ata persona më vonë do të shndërrohen? Çfarë kujtime do të kenë për fëmijëri? Ata nuk lozin futboll dhe nuk vozitin rolete. Luajnë ashtu që të hyjnë në shtëpi dhe të plaçkitin dhe të marrin sa të mund të bartin, dhe pastaj me një litër benzinë i shkatrrojnë të gjitha”.[3]
Djegia e shtëpive dhe objekteve të tjera të banimit, objekteve ndihmëse, ekonomike, të kulturës, afariste etj. Ishte një dukuri e përgjithëshme dhe njëherësh manifestim dukshëm i dhunës dhe terroritserb. Shaktrrimet e shtëpive bëheshin me ndihmën e artilerisë, bluduzherëve, eksploziveve dhe djegieve. Zjarret e shtëpive, shkaktuan lëvizje të madhe të popullatës dhe pastrimit etnik nw Kosovë.
Duke u bazuar në hulumtimet nëpër vendbanimet e Kosovës dhe regjistrimin e shtëpive, objekteve ndihmëse dhe përcjellëse të shkatërruara dhe demtuara janë regjistruar këto të dhëna.
Shtëpi të dëmtuara | 100.598 |
Shkolla të dëmtuara | 358 |
Zyre të vendit | 71 |
Shtëpi të kulturës | 30 |
Biblioteka publike dhe shkollore | 93 |
Objekte shëndetësore | 123 |
Objekte fetare(xhami, teqe, tyrbe, kisha katolike) | 98 |
Objekte ndihmëse | 88.101 |
E kaluara historike, luftërat e përherëshme për çlirim kombëtare, sukseset, humbjet dhe sprovat, që i perjetoi popull shqiptar në të kaluarën e vet historike, patën rëndësi në procesin e formimit të UÇK-së për ta mbrojtur vendin. Lufta që zhvilloi kjo ushtri çlirimtare është një nga faqet më të ndritëshme të lirisë së kombit. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë në altarin e lirisë kanë rënë: 2.261 dëshmorë.[4]
Lufta në Kosovë la pasoja të rënda, sidomos në vrasje të popullatës të të gjitha moshave dhe të dy gjinive. Nga janari i vitit 1998 deri me 12 qershor 1999 në Kosovë kanë pësuar 11.845 banorë shqiptarë dhe ndonjë i nacionalitetit rom, turk dhe boshnjak si dhe 404 banorë serbë dhe malazezë. Nga këta të vrarë apo ende të pagjetur janë 1.835 femra, të moshave të ndryshme.
Kosova përsoi dëme të shumta të luftës, të cilat është vështirë të vlersohen. Dëme më të mëdha u bënë në humbjen e njerëzve, në monumente të kulturës, në ekonomi dhe shumë veprimtari të tjera. Për dëmet në ekonomi, një studim e ka bërë Instituti RIINVEST në Prishtinë. Sipas Raportit për Vlerësimin e Dëmeve Direkte të Luftës në Kosovë i vitit 2006, vlerësimi preliminar i dëmeve në 25 komuna të Kosovës është 11.824.116.826.000 Euro.
Konventa e Kombëve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar me 20 nëntor të vitit 1989 që ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve, është një dokument shumë i rëndësishëm ndërkombëtarë, ndodh që shpeshherw fëmijët të janë viktima të formave të ndryshme të dhunës, të lufërave të armatosura siç ndodhi mjerisht edhe në luftën e fundit të Kosovës. E që natyrisht vuajtjen më të mëdha për humbjen e tyre e patën nënat e tyre.
Nëna shqiptare ishte në shënjestër të propagandës shoviniste serbe.Thuhej se ajo ishte pjesë e politikës së paramenduar që të rritet numri i shqiptarëve në Kosovë. Kjo i kishte nxitur shumë paramilitarë serbë që të bënin vrasje edhe në fëmijë. Që atëherë policët godisnin femrat shqiptare, studentet në gjenitalet e me kërcënimin: “më s’do të lindësh separatist”. Pastaj, serbët tentuan që“ shkencërisht” ta vërtetonin tezën morbid, se kinse shqiptarët i shfrytëzojnë gratë për numër enorm lindjesh pa vullnetin e tyre. Kjo i shtyri pushtetarët serbë drejt verbërisë nacionaliste, për të arritur deri te shqyerja e barkut të nënave shqiptare. Vrasjet ndaj femrave shqiptare ishte një atak vrastar, jo vetëm në jetën fizike të tyre por edhe në nderin dhe dinjitetin moral të saj.
Përkitazi me pozitën e gruas në Kosovë gjatë luftës, kishin reaguar edhe gratë në diasporë. Në Thum të Zvicrës, në gusht të vitit 1998 u mbajt mbledhja e parë e Forumit të gruas. Në këtë mbledhje që pati interesim të posaçëm të bashkatdhetarë, u diskutua për problemet e përditshme aktuale në Kosovë, e veçanarisht për gjendjen e nënave dhe të fëmijëve të tyre që janë shënjestër e forcave paramilitare serbe.
Një reagim për nënat shqiptare kishte ardhur edhe nga Ditero Agolli, poet, nëntor 1998 shkruan “Gratë kosovare janë tepër patriote, kanë ruajtur familjen me një heroizëm të madh. Burrat ndonjëherë larg tyre, ndonjëherë edhe kur kanë qenë afër, me ashpërsinë e tyre, që ndoshta lidhet edhe me të qenit të pushtuar, bëhen 85 vjet që janë nën pushtimin serb. Në këto kushte shumë të vështira, gratë kosovare kanë ruajtur edhe bukurinë e tyre, sjelljen, mikpritjen, dashurinë… Mbit ë gjitha duan atë rigjenerimin e gjeneratave dhe ky është përsëri heroizmi i grave të Kosovës. Ato janë vërtetë heroina dhe për këtë unë i kam dashur shumë.”
Para syve të mbarë botës, idetë dhe synimet e kahmotshme të regjimeve serbe, brenda tyre u shëndrruan në krime faktik masiv ndaj shqiptarëve.
Në vitin 1998 sidomos në 1999, shqiptarët u dëbuan nga Kosova në mënyrë masive.Njerëzit u shpërngulën për shkak të frikës apo të dhunës dhe detyrimit nga agresioni. Janë detyruar që të ikin këmbë, të kalojnë distanca të mëdha hapsionore që të gjejnë strehim larg nga vatrat e luftës. Familjet ndaheshin, humbin kontaktin me prindërit, personat e moshuar për shkak të shëndetit të tyre janë të kufizuar për lëvizje, andaj kanë mbetur vetëm në shtëpi, që në Kosovë shumë prej tyre kanë pësuar.
Ekzekutimet, arrestimet arbitare, torturat, dhunimet dhe format tjera të dhunës seksuale, si dhe dëbimet e detyrueshme, e kanë karakterizuar fushatën e forcave serbe për dëbimin e shqiparëve nga Kosova në shtetet e tjera. Të dëbuarit nga pjesa përendimore e Kosovës drejtoheshin në Shqipëri ndersa nga pjesa lindore drejtoheshin në Maqedoni ku deportoheshin me trena që ka mundësuar që brenda ditës me mijëra njerëz të lëshojnë Kosovën. Deportimi gjithashtu është bërë edhe me kamiona dhe autobusa të cilët i ka siguruar policia serbe.

Shpërnguljet e shqiptareve
Të zhvendosurit ishin kryesisht fëmijë dhe gra, që jetonin në kushte mizore, në vende të hapura, 63% e tyre ishin fëmijë të grupmoshave 0-18 vjeç, 25% gra. Sipas të dhënave të“Human Right Watch”, mbi 80% e popullatës së Kosovës dhe 90% e shqiptarëve të Kosovës janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Duhet theksuar së në mesin e të dëbuarve nga Kosova kishte edhe shumë fëmijë. Qyteti i Västerås të Suedisë në muajin mars 2012 e ngriti Shtatorën “Gëzimi”, me të cilën kujtohen fëmijët shqiptarë që u vranë në luftën e Kosovës dhe ata që u traumatizuan nga territori i ushtrisë serbe.
Një video që ishte bërë gjatë gjirimit të një dokumentari nga regjisori suedez Knutte Wester në të cilën shihet trishtimi i Gëzimit për shkak se ishte refuzuar kërkesa për azil nga shteti suedez, në anën tjetër pamjet trishtuese nuk i hoqën nga sytë dhe kishte merakun e gjithë bashkmoshatarëve të cilët mund ose tashmë veq e kanë perjetuar ngjarjen ose më keq kanë qenë viktimë e atyre pamjeve që në zemrën e tij është dhe do të mbetet gjithmone një tatuazh i pashlyer e që “kullon gjak” sa herë që e kujton. Në mesin e të dëbuarve nga Kosova kishte edhe shumë fëmijë. Kjo shtatore i dedikohet Gëzim Dërvishit. Ai kishte përjetuar masakrën në fshatin Vërboc të Drenasit.
“Ajo fotografi, ajo video dhe ajo statujë janë pasqyrim i ndejnjave jo vetëm të mija por edhe të gjithë popullit shqiptarë” ka thënë Gëzimit. (Fotoja e pare është marrur me lejen e tij).
Aurora Pirraku-Eriksson, ish-kandidate për Parlamentin Suedez nga radhët e Partisë Socialdemokrate. “Me këtë skulpturë paraqiten vuajtjet e persekutimet duke treguar se cila është e vërteta për luftën e Kosovës”.

Numri i refugjatëve të dëbuar nëpër shtete të ndryshme të botës, sipas shtypit turk është paraqitur poshtë nëtabelë. Totali = 961.490
Kanada | 5.154 | Austria | 4.720 | Kroaci | 284 |
Norvegji | 6.070 | Itali | 1.049 | Jugosllavi | 60.000 |
Islandë | 70 | Suedia | 2.768 | Sllovenia | 483 |
Danimarkë | 2.168 | Finlandë | 958 | Maqedoni | 248.400 |
Irlanda | 603 | Poloni | 1.049 | SHBA | 4.984 |
Britania e Madhe | 2.321 | Turçi | 7.475 | ||
Holandë | 3.681 | Israel | 206 | ||
Francë | 4.756 | Romani | 41 | ||
Portugali | 952 | Sllovaki | 90 | ||
Spanjë | 1.240 | Repubika Çeke | 824 | ||
Belgjikë | 1.223 | Australia | 2.486 | ||
Maltë | 105 | Mali I Zi | 68.900 | ||
Zvicërr | 1.184 | Bosnja | 74.600 | ||
Gjermoni | 13.507 | Shqipëri | 443.100 |
Duhet theksuar se ndihmesë e madhe në strehimin e të dëbuarëve nga shumë fshatra të Drenasit, Klinës, Malishevës etj. kishin dhënë banorët e fshatit Sllatinë e Madhe në të cilin fuksiononte edhe Këshilli i Emergjencës i cili ka bërë distribuimin e ndihmave në ushqim, veshëmathje etj.
Në fund të vitit 1998 Sllatina e Madhe kishte 1.460 banorë, ndërsa kishte strehuar mbi 1.700 refugjatë të cilët shpesh sulmoheshin nga forcat serbe.
Gazeta “ The Independent”, shkruan: 18 prill, Forcat serbe thuhet se sulmuan 40.000 refugjatë në malet e Berishës, në Kosovë nga pozicionet në Terpezë dhe Kishnarekë: Një grup refugjatëve janë granatuar në terren të lartë në mes të Llapushnikut dhe Arllatit ( rreth 35 km në perëndim të Prishtinës). Nga 10.000 refugjatëve të vlerësuar, 100 u thuhet të kenë qenë të vrarë.[5]
Gjatë kohës së eskalimit të luftës në vitin 1998, e posaçërisht në periudhën pas fundit të muajit mars 1999, pësimet e fëmijëve ishin të shpeshta dhe mjaftë të mëdha. Ndër aspektet më barbare të konflikteve, janë vrasjet me paramendim të fëmijëve shqiptarë. Vajzat e reja janë dhunuar, ndërsa fëmijët janë vrarë sepse shiheshin si luftetarë potencial të UÇK-së.
Një grua e përshkruan se si ka dëgjuar pjesëtarin e njësive paramilitare i cili ka thënë se duhet të vriten të gjithë fëmijët, sepse këta, nëse rriten, do të hakmerren.[6]
Fëmijët dhe gratë masakroheshin dhe ekzekutoheshin nga forcat serbe po sikur të rriturit. Ka shumë raste kur fëmijët janë vrarë në mënyra më mizore.Madje, janë masakruar edhe foshnjët e palindura, në bark të nënave. Kishte raste kur fëmijët merreshin pengë për përfitime material, ndërsa disa fëmijë femra ende të mitura janë dhunuar. Vrasjen e fëmijëve të shumtë e dëshmon numri i madh i fëmijëve të vrarë në regjistrin e personave të vrarë dhe të masakruar nëpër tërë Kosovën.
Fëmijët shqipëtarë ishin në shënjestër të policisë serbe me motivacionin se ata ishin “armiq të ardhshëm të Serbisë”.
Vrasja e personave është bërë në mënyrë individuale ose masive. Ndër modalitetet e posaçme të gjenocidit të ushtruar ndaj popullatës shqiptare ishte edhe vrasja masive e anëtarëve të familjes, në mesin e të cilëve ishin shumë fëmijë, kishte edhe të rinj, gra, të moshuar dhe të tjerë. Ato ishin vrasje të qëllimta dhe janë kryer pothuajse në të gjitha rastet brenda shtëpisë.
Me 1998 dhe 1999, Beogradi angazhoi në Kosovë ushtrinë dhe policinë, paramilitarë dhe mercenarë të shumtë. Në emër të luftës kundër “terroristëve”, policia, e më vonë edhe ushtria serbe, ushtruan terror të paparë ndaj civilëve shqiptarë. Policia dhe ushtria serbe të përkrahur nga paramilitarët e ndryshëm bënë shumë masakra kundër popullatës civile shqiptare, kuptohet edhe ndaj personave të moshës jomadhore.[7]
Krushë: 26 Mars: 105 kosovar, burra dhe djem janë pushkatuar dhe janë djegur. | Reçak: 15 Janar, pas kërkimit shtëpi pas shtëpie, 45 kosovarë janë pushkatuar dhe vrarë , derisa po iknin nga fshati | Izbica: 27 Mars, 130 kosovarë janë ndarë në 2 grupe dhe janë vrarë |
Gjakovë:26 Mars& 2 Prill, 26 kosovarë janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmijë | Bellacërkë: 25 Mars, policia gjuajti 77 kosovarë kryesisht burra që kërkonin strehim nën një urë | Cërkolezi: 27 Mars, 12 kosovarë jane pushkatuar duke ikur,8 antarë të familjes jane vrarë jasht shtëpië |
Sipas dëshmive të deshmitarëve dhe ekspertizave të mjekëve shihet qartë se shumica e të masakruarve janë ekzekutuar nga afër, ndërsa një numër jo i vogël janë masakruar edhe me armë të ndryshme të ftohta. Me qëllim që t’i zhduknin gjurmët e krimeve të veta, forcat serbe i digjnin trupat e viktimave duke hedhur mbi kufoma lëndë djegëse, kemikale të ndryshme, goma të automjeteve ose dyshekë të lagur me benzinë, të cilëve ua vënin flakën[8]
Në mesin e masakrave më të rënda, që i bënë forcat e armatosura serbe në Kosovë ndaj popullsisë civile shqiptare ishin në këto komuna: Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizeren, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Shtime, Vushtrri dhe Viti.
Format e krimeve të Sërbisë në Kosovë ishin nga më makabre dhe së cila prej tyre ishte e ndaluar me Konventa dhe të Drejta Themelore.
Një prej formave të krimeve gjatë vitit 1998/99 në Kosovë ishte ndotja e puseve të ujit e cila është e ndaluar nga ligjet e luftës. Forcat serbe i bënin qëllimisht të papërdorueshme burimet e ujit duke vendosur kemikale, kafshë të ngordhura, madje edhe kufoma njerëzish në ujë.
Burimet raportojnë se puset janë ndotur para dhe gjatë bombardimeve të NATO-s. Sipas një artikulli në “Washington Post” me 19 dhjetor 1998, të paktën pesëdhjetë e tetë fshatra informuan organizatat e huaja ndihmash që puset e tyre përmbanin “qen, pula, plehra, naftë dhe ndotës të tjerë”.
Në fshatin e Açarevës të Skenderajit, 70% e puseve “sipas shumë gjasave të ndotur”. Pas bombardimeve të NATO-s, gazeta “The Los Angelos Times” citon statistikat e UNÇCR-së mbi zonën e Gjakovës, sipas të cilave, nga dyzet e katër fshatra, në tridhjetë e nëntë prej tyre, puset u ndotën me kufoma njerëzish e kafshësh.
Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), i cili drejtoi një operacion për higjenizimin e ujit në Kosovë, besohet se nga 20 mijë puse të Kosovës, më shumë se gjysma u ndotën me kufoma kafshësh apo njerëzish, me plehra ose thjesht u shndërruan në ujë i ndotur për mospërdorim. Nga janari në shtator 1999, ICRC pastroi më shumë se 1.700 puse.[9]
Përdorimi i “mburojave njerëzore” është i ndaluar nga artikulli 28 i Konventës së Katërt të Gjenevës e cila dekaron se “prania e një personi të mbrojtur nuk mund të përdoret për të siguruar pika apo zona të caktuara nga operacionet ushtarake”.
Mburojat njerëzore nuk janë shfrytëzuar vetëm për mbrojtje kundër sulmeve të NATO-s.Ato shfrytëzoheshin për fitim të epërsisë në terren gjatë kohës së operacioneve ushtarake. Civilët dhe të burgosurit viheshin para ushtarëve serbë në sulm kundër njësive të UÇK-së dhe shërbenin si mburojë.
Mirëpo, forcat ushtarake e policore serbe vepruan në të kundërtën.Civilët dhe të burgosurit janë shfrytëzuar që të mbrojnë forcat e armatosura nga sulmet e NATO-s. Këto forca shfrytëzonin edhe kolonat e refugjatëve për lëvizjen e makinerisë së tyre. Këtë e tregojnë shumë të dëbuarit nga Vragolia, Sllatina e Madhe, Miradia e Poshtme, ndër ta ishte edhe S.Ç. e cila tregon se gjatë rrugës për në Shqipëri, 1-10 prill 1999, tanksat futeshin në kolonë me një shpejtësi të madhe dhe rrezikonin të dëbuarit. Popullata civile është shfrytëzuar edhe gjatë operacioneve luftarake.
Qëllimi ishte që të mbrohen nga pritat dhe sulmet e palës kundërshtare si dhe të shfrytëzoheshin, kryenin punë fizike në vend të ushtarëve si çeljën e istikameve, shtyrjen e automjeteve të prishura etj. Raste të tilla kishte në Korishë, Lluzhanë, në Bishtazhin etj.
Gazeta londinese “The Independent” shkruan me 28 maj, ndërmjet 350-400 burra kosovarë janë mbajtur si mburoja njerëzore në një fermë viçi në Krajkovë. Në një tjetër rast 70 kosovarë të mbajtur në një shkollë fillore në një qytet.[10]
Ushtria e policia serbe me arsenalin luftarak sulmonin popullatën shqiptare në vendbanime, por edhe në vende të strehuara. Nga granatimet më së shumti pësonin fëmijët.
Edhe nga përdorimi I aeroplanëve luftarak fëmijët pësonin më së shumti. Në Nagavc të Rahovecit ishin strehuar më se 20.000 refugjatë.Me 28 mars 1999, (ditën e Bajramit), fshati ishte plaçkitur dhe disa banorë ishin ekzekutuar. Ndërsa, në mëngjesin e hershëm të datës 2 prill 1999, fshati bombardohet nga aeroplanët ushtarakë serbë. Shumë persona pësuan nga bombardimet, por edhe mbetën nën gërmadha të shtëpive, madje edhe familje të tëra.U vranë 31 banorë nga Brestovci, Nagavci, Krusha e Madhe, Hoça e Vogël etj.
Perkitazi me bombardimet serbe, gazeta ”The Independent”, nga Londra, shkruan : Dy aeroplan MiG të forcave ajrore jugosllave bombarduan fashtin kosovar të Berishës; me 14 prill, Helikopterët serbë pretendohet të ketë sulmuar një grup i refugjatëve afër Prizerenit, duke vrarë 40 prej tyre.[11] Në Kosovë ka pasur edhe raste të tjera të pësimeve nga bombardimet nga ajri.
Sipas të dhënave të OSCE, thuhet: “Fshatrat Popovë dhe Majac, në komunën e Podujevës gjithashtu kanë qenë të bombarduara në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill, por nuk është e qartë se a është bërë një sulm apo më shumë sulme. Një apo dy aeroplanë që ishin të njohura si aparate serbe MiG kanë hedhur bomba në fshatra.
Në fshatin Petrovë të Shtimës, nga granatimet e ushtrisë serbe në oborr të shtëpisë së tyre, me datën 10.08.1998, u vranë fëmijët e L.H. Inicialet e tyre janë N.H dhe M.H.
Me 12 gusht 1998 forcat serbe sulmuan kundër fshatit Mirenë të Drenicës, komuna e Lipjanit me hedhjen e granatave nga drejtimi i malit të Golesh. Shumica e banorëve tentuan që të strehoheshin prapa shkollës fillore.Aty ishte edhe A.Z. me familje. Aty e goditi një predhë ku gjetën vdekjen A.Z. me mbesën Z.Z. dhe E.Z.
Fëmijët kishin pësuar edhe në gjumë. Kështu L.A. nga Gramaçeli i Deçanit, i lindur me 5 qershor 1998 ishte duke fjetur në krevatin e tij, kur në dhomë filluan të binin copat e predhës, e cila e ka qëlluar shtëpinë e kushëririt të prindërve të tij, që gjendej përskaj shtëpisë së familjes së tij. Një nga copat e predhës e ka qëlluar L.A. në kokë.
Popullata e disa fshatrave të komunës së Malishevës, Klinës etj. ishin strehuar më ,anet e fshatit Damanek të komunës së Malishevës. Ato përherë ishin në rrezik nga granatimet dhe format tjera të sulmeve të forcave serbe.
Njëra prej formave të gjenocidit, është edhe ndërmarrja e masave drejtuar në pengimin e lindjeve brenda trupit, dhe transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjetrin. Në Spitalin e Prishtinës ka raste kur janë marrë e përvetësuar fëmijët dhe për fatin e tyre nuk dihej. Prindërve i’u thuhej se kanë vdekur. Ka disa raste, por shumë të tilla nuk janë paraqitur.Gazeta ”The Independent”, me 27 mars 1999 shkruan: trupat e 200 shqiptarëve të masakruar janë parë në morgun e Spitalit të Prishtinës.[12]
Ka shumë raste kur fëmijët kanë pësuar në spitalin e Prishtinës dhe në spitale të tjerat, shembujt e mësipërme janë vetëm dy prej tyre.
Gjatë vitit 1998 e gjatë gjatë muajve të parë të vitit 1999,forcat serbe e jugosllave vendosën në Kosvoë afro 50.000 mina anti-tank e anti-personel, sidomos gjatë kufirit me Maqedonin e Shqipërinë.[13]
Armët dhe armatosja, përdorimi i të cilëve është i përkufizuar ose sankcionuara me të drejtën humanitare janë: armët dhe armatosja biologjike, kimike, minat etj.
Minat paraqesin mjetet më vdekjeprurëse të luftës në Kosovë. Sipas të dhënave të “Kosova Live”, të datës 20 nëntor 2000 në Kosovë janë vrarë 103 persona dhe 394 të gjymtuar nga minat. Pak a shumë e njëjta gjë thuhet edhe në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara në korrik 2000, tregohet se nga 12 qershori 1999 deri në korrik 2000, si pasojë e minave dhe predhave të paplasura, u vranë 101 vetë e u plagosën 395 të tjerë. Minat ishin vendosur edhe nëpër shkolla. Sipas një raporti të një Agjencie Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtarë, më shumë se 900 shkolla kishin nevojë të pastroheshin nga minat dhe tek kufinjët me Maqedoninë dhe Shqipërinë.[14]
Edhe pas mbarimit të luftës, nga minat e vendosura, pësonin njerëz e sidomos fëmijët duke lozur ose duke ruajtur bagëtitë. Rreziku më i madh ishte në prag të pranverës dhe verës kur rritej aktiviteti.

Në foto është paraqitur kalimi i popullatës në Maqedoni nëpërmjet hekurudhës, sepse pjesa tjetër ishte e minuar.
SH.G. është një prej viktimave që kanë pësuar lëndime trupre nga minat, e cila edhe sot ka shenja që i’a kujtojnë atë pjesë të jetës.
“Fatmirësishtë nuk e kam humbur këmbën por që shenja është aty, çdo herë që e shikoj më rikjutohet ajo përiudhë. Ndjehem keq për ata që pësuan prej tyrë dhe u kushtoi më jetë! Ishte periudhë e errët” ka shtuar ajo.
Të dëbuarit gjatë tërheqjes nuk guxonin të largoheshin jashtë rrugës së trasuar. Nëse vepronin ndryshe pësonin.
Tre fëmijë nga Leskoveci i Prizrenit me 19 shtator 1998, që ishin duke lozur në hyrje të fshatit gjetën një granatë e cila shpërtheu dhe që të tre pësuan.
Të rinjët S.K., E.V. dhe K.B., me datën 15.10.1998 duke kaluar kufirin me Shqipërinë, në afërsi të postbllokut ushtarak në Gorozhup të Prizrenit, kanë rënë në një fushë të minuar, ku menjëherë humbën jetën.
Me 15 prill 1999 në pjesën kufitare të Shqipërisë, vetëm dy-tri metra trasen e rrugës për të kaluar më shpejt në kufi, nga minimi i asaj pjese u vranë antarë kryesisht fëmijë.
Me datën 24 prill 1999 në fshatin Doganaj të Kaçanikut nga minat pësuan 4 fëmijë të familjes Koxha.
Në Kosovë ndër format sistematike të krimit e të spastrimit etnik, krahas vrasjeve e masakrave, dëbimeve, rrënimeve, plaçkitjeve, burgosjeve etj. nga forcat serbe ishte edhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare.Këto dhunime kanë krime më të tmerrshme e më të pandriçuara, për të cilat mund të flitet vetëm përafërsisht. Dhunimet e femrave shqiptare gjatë luftës u përkasin tri kategorive kryesore: dhunimet në shtëpitë e këtyre femrave, dhunimet gjatë udhëtimit dhe dhunimet nëpër vendstrehime.
Në kategorinë e parë, forcat serbe kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë dhunuar femrat edhe para familjarëve të tyre.
Në kategorinë e dytë, përsonat e zhvendosur të cilët udhëtonin janë ndaluar e palçkitur. Në qoftë se ndonjëra nga këto familje nuk kishte të holla me vete, atëherë atyre u ishin thënë se vajzat e tyre mund të merren dhe të dhunohen.
Në kategorinë tretë, dhunimet kishin ndodhur nëpër strehimore të përkohëshme, siç janë shtëpitë dhe hangarët, e pati raste edhe në male.
Në një raport të Fondit Ndërkombëtar të OKB-së thuhej se ushtria serbe për çdo ditë ngarkonin nga 30-50 femra të reja shqipëtare, të cilat i dërgonin në drejtime të panjohura, ku i dhunonin për disa ditë me radhë në vendbanime të ushtarëve serbë.[15]
Sipas të dhënave të marrura në teren, përkatësisht vizitës së fshatrave, u dhunuan seksualisht shumë femra shqiptare, madje edhe të moshës jomadhore. Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mery Robinson, në raportin e saj përktiazi me dhunimet, që kanë kryer forcat serbe gjatë luftës në Kosovë thotë: Dhunimet në shumë qendra të Kosovës janë kryer kryesisht nga paramilitarët e Arkanit dhe nga policët shtetërorë serb, të veshur me uniforma. Përshkrimet për pamjet e tyre ishin të tilla: kokat i kishin të mbështjella me shamia, kishin thika të gjata, flokë të gjata dhe mjekra. Kishte raste që pas dhunimit vajzat i vrisnin për të humbur gjurmët. Shumica e viktimave kanë qenë të moshave 12-13 vjeçare deri 40-45 vjeçare.[16]
Humbja dhe zhdukja e personave gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 është shtrirë ndaj personave gjinisë dhe moshave të ndryshme. Përcaktimi i fatit të përsonave të pagjetur është një çështje mjaft sfiduese. Anëtarët e familjes kanë të drejtë për informacion në lidhje me fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Nënat shqiptare të Kosovës kërkojnë fëmijët e tyre
Autoritetet shtetërore mbajnë përgjegjësi primare për llogaridhënie në lidhje me personat e raportuar si të pagjetur. Ata janë të ngarkuar të përcaktojnë identitetin dhe fatin e personave të pagjetur në lidhje me konfliktet e armatosura, dhe në masën më të madhe të mundshme, t’i ofrojnë familjarëve informacione rreth fatit të tyre.
Ngjarjet e viteve 1998-1999 kanë lënë pas një histori të dhimbëshme dhe tragjike. Më shumë se pas një dekade, çështja e përsonave të pagjetur vazhdon t’i rëndoj mijëra familjarë dhe shoqërinë në përgjithësi.
Bazuar në hulumtime rreth personave të pagjetur në përiudhën janar 1998 deri me 12 qershor 1999, në Kosovë janë regjistruar 147 fëmijë të pagjetur. Shumë fëmijë shqiptarë të vrarë në Kosovë janë gjetur në varreza masive nëpër tërë Kosovën.
Gjatë luftës në Kosovë një numër i madh i fëmijëvr është plagosur në mënyra të ndryshme, siç janë granatimet, minat, bombardimet, gjuajtjet me armë zjarri, etj. Fëmijët e plagosur dërgoheshin në spitalin më të afërt të UÇK-së për shërim, disa prej tyre kanë mbetur me pasoja trupore. Nuk ka numër të sakt të fëmijëve të plagosur, për arsye se disa fëmijë janë shëruar gjatë luftës e disa të tjerë nuk janë regjistruar fare si të plagosur.
Sipas të dhënave të N/KMLDNJ për komunat përkatëse janë dhënë shënime jo të plota për numrin e përsonave të plagosur.
Pejë | 137 persona | Ferizaj | 82 persona | Gjilan | 102 persona |
Klinë | 40 fëmijë | Lipjan | 261 persona | Drenas | 309 persona |
Kamenicë | 32 persona | Gjakove | 169 persona | Istog | 63 persona |
Malishevë | 236 persona | Prishtinë | 172 persona | Skenderaj | 370 persona |
Suharekë | 87 persona | Kaçanik | 42 persona |
Viti | 20 persona | Obiliq | 45 persona |
Rahovec | 159 persona | Fushë Kosovë | 35 persona |
Shtërrpces | 11 persona | Podujeve | 307 persona |
Me qëllim të burgosjes së personave të caktuar, grupe të meshkujve dërgoheshin në stacione të policisë dhe merreshin në pyetje. Disa lirohëshin, ndërsa ata, të cilët donin t’i burgosnin kinse u bënin një “ test të dorëzave të parafinit”, në mënyrë që të kontestojnë se a ka shenja eksplozivit në duart e tyre. Në mesin e tyre kishte edhe persona të moshës jomadhore.
Arrestimet, burgosjet, keqtrajtimet bëheshin edhe në pikat e kontrollit në rrugët e transportit publik. Njëra prej problemeve më të theksuara të popullsisë shqiptare të Kosovës ishte levizja e kufizuar për shkak të rrezikut të përhershëm se do të burgosen ose keqtrajtohen në njërën prej pikave të kontrollit të policisë serbe ose të patrullave të përhershme mobile. Ky rrezik shtohej edhe më shumë meqë shumë të rinj dhe personat e shperngulur nuk kishin dokumentacione.
Kërkesë për lirimin urgjent të të burgosurëve shqiptarë, të të miturëve, të plagosurve, të sëmurëve dhe grave në tetor 1999 bëri edhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Ky Fond konsideronte se lirimi i të miturëve, të plagosurve, të sëmurëve dhe grave në Serbi, kishte përparësi në procedurën e lirimit ose të dorzimit të të burgosurëve shqiptarë Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Lirimi i tyre para së gjithash ishte urgjent nga spektri humanitar, dhe ishte jashtë secilit diskutim politik.
Për keqtrajtime në burgje ka shkruajtur edhe gazeta “The Independent”, Londër 18 qershor 1999: Tetëdhjetë e gjashtë burra kosovarë që supozoheshin si të vdekur, u liruan nga burgu i Smrekovnicës (afër Mitrovicës) dhe arritën në veri të Shqipërisë. Burrat kanë deklaruar se në burg janë rrahur e torturuar.

Serbët kanë shkatërruar edhe objektet shkollore në të cilat mësonin kryesisht fëmijët. Sipas evidencave janë shkatërruar dhe dëmtuar 358 objekte shkollore.
Nxënësit keqtrajtoheshin edhe gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla.
Gjatë kësaj periudhe mësimi varsishtë nga trevat e përfshira në luftë është zhvilluar një kohë në shtëpi ose në vende të ndryshme që ishin më pak të rrezikuara. Mësimi për fëmijët e deportuar zhvillohej në kampe.
Në vend që arsimtarët të jepnin njohuritë e reja në klasë të nxehta me dritë dhe invetarë të nevojshëm shkollor, mësimin ishin të detyruar ta zhvillonin në klasë të improvizuara.
Sistemi arsimor paralel në Kosovë ishte më shumë se sa angazhim kundër zbrapjes së shqiptarëve në analfabetizëm. Ishte gjithashtu mjeti kryesor përmes të cilës shqiptarët po mundoheshin të realizonin Republikën. Gati të gjithë në Kosovë ishin të përfshirë në këtë ushtrim të shtet-ndërtimit: mësuesit, studentët, prindërit, si dhe të gjithë ata që kontribuuan financiarisht dhe ofruan shtëpitë e tyre. Kosova po organizonte një sistem arsimor publik paralel, si dhe në thelb, një shtet paralel. Ashtu siç e shpjegon Judah, “nëse flasim nga perspektiva politike, shkollat kishin një ndikim të jashtëzakonshëm sepse të gjitha dokumentet shkollore vuloseshin sikur ishin botuar nga ‘Republika e Kosovës’.”
Fillimisht, sistemi paralel i arsimit ngërtheu në vete gjithë rezistencën paqësore të shqiptarëve, por më vonë filloi të ekspozonte edhe limitet e kësaj rezistence, dhe shtroi rrugën për një kapitull të ri në historinë e Kosovës.[17]

Në foto është paraqitur mbajtja e mësimit në sera me gjeneratën e vitit 1998/1999 në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Ditar i mësuesit Ismail, që ka mbijetuar nga lufta e fundit në Kosovë
Si metodë e luftës që përdori Serbia ishte edhe rraskapitja, uria e civilëve, duke përfshirë edhe fëmijët. Shumë fëmijë për shkak të kushteve të vështira gjatë qëndrimit ose lëvizjeve e dëbimit kanë vdekur nëpër male. Kanë vdekur edhe fëmijët e posalindur.
Në grykat e maleve të Kisharekës, Gashit, Baicës, Krojmirit etj, ku janë strehuar mbi 40.000 banorë të ikur prej fshtrave të kësaj rrethine prej sulmeve serbe, gjendja shëndetësore e popullatës civile ishte alarmante. Në bazë të dhënave që ofron shërbimi mjekësor, për vizitë të mjeku nga ajo popullatë shkonin të paktën 300 pacient në ditë të të gjitha moshave. Simptomet më të shpeshta të sëmundjeve ishin: Infekcionet e draftit të sipërm raspirator, sëmundjet e draftit tretës, sëmundjet e sistemit urinorë, hipertensioni, sëmundjet e mushkërive dhe reumatike. Të gjitha këto vinë si pasojë e kushteve të rënda të jetës nën tenda, për shkak të motit të ftoft e me shi si dhe për shkak të mungesës së ushqimit. Ndihej shumë mungesa e ilaqeve të domosdoshme.
Njoftohet nga Kosovapress për vdekjen e dy foshnjëv, njëra gjashtë muaj dhe tjetra e posalindur.

Foto e marrë nga libri “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, Prof.Dr. Jusuf Osmani
Shumë banorë ishin të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë dhe banesat e tyre, të strehohen nëpër male, të vendosur nëpër tenda ose në qiellin e hapur që ishin në rrezik të përhershëm jo vetem nga sulmet psikologjike dhe fizike që bënin serbët mirëpo edhe nga të ftohtit, uria, etja, mungesa e barnave etj. Si pasojë e të gjitha këtyre shkaqëve kanë vdekur shumë veta e sidomos fëmijë, pleq, të sëmurë, të hendikepuar dhe të tjerë.
Në kolona të të debuarve kishte raste kur bartëshin edhe të vdekurit sepse nuk lejohej varrimi i tyre. Rasti i tillë ishte i foshnjës dyjavore të N.Sh. nga Llashtica e Gjilanit. Deri sa ishin në Llashticë prindërit kërkonin që ta varrosnin, por nuk u lejua andaj u detyruan që ta merrnin me vete. Varrosja e foshnjës është bërë në varrezat e Sllatinës së Epërme të Vitisë.[18]
Në analizën e OSBE, jepen disa raste të pësimeve të fëmijëve: Një njeri kishte treguar se treni nga Prishtina ishte stërmbushur aq shumë, kështu që dy fëmijë ishin ngulfatur; Një femër kishte përshkruar rastin se dy foshnje në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit kishin vdekur duke udhëtuar këmbë për në Kuks të Shqipërsië; Një incident tragjik në fshatin Caralevë të Shtimës, konvojin e refugjatëve e kishin ndalur forcat serbe. Serbet e kanë kapur vozitësin dhe e kanë urdhëruar fëmiun –vjeçarë që të vozitë në vend të tij. Në traktor ishin 20 persona.Djali e ka humbur kontrollin dhe traktori është praptuar, kështu që fëmiu ka vdekur, si dhe nëna e tij dhe një foshnje, edhe pesë persona ishin lënduar.[19]
Deri sa disa të dëbuar dërgoheshin drejt kufirit, me qindra e mijëra shqiptarë ishin të zhvendosur brenda Kosovës, kjo zgjaste me jave apo muaj të tërë. Të dëbuarit strehoheshin nëpër vende adekuate, kryesisht në gryka të maleve dhe vende të tjera, që konsideroheshin më të sigurta. Në mesin e të dëbuarve shumica ishin gra e fëmijë, por edhe të rritur. Në Kosovë shumë vende ku ishin strehuar popullat, duhet veçuar vendet si grykën e Nekocit e Negrocit të Drenasit, Barilevë të Prishtinës, Tushilën e Skenderajit, Popovën, Shajkocin të Podujevës, Pagarushë etj.
Kushtet për jetë nëpër male ishin skajshmërish të vështira. Furnizimi me artikuj ushqimorë ishte i pamundur, detyroheshin të kursenin atë që kishte mbetur, sepse duhej të mendohej e nesërmja. Të debuarit nuk kishin pasur mundësi të marrin ushqim duke ikur. Fëmijët ishin kategoria më e rrezikuar e të zhevendosurve nëpër male. Atyre iu mungonte ushqimi, uji, ishin të rrezikuar nga të ftohtit, nuk kishin përkujdesje mjekësor. Deri sa kishin pak miell, nënat gatuanin. Në mungesë të miellit, ushqeheshin me misër të zierë, patate të ziera etj.
Problem në vete paraqiste uji për pije. Në vendet ku strehoheshin kishte ndonjë krua por ai nuk u mjaftonte për tërë atë popullatë. Uji i puseve në shumë rastet ishin të rrezikshme. Kriminelët në shumë puse në Kosovë hidhnin bagëti të ngordhura, madje edhe njerëz të vrarë. Kishte raste kur me kemikale të ndryshme helmoheshin dhe bëheshin të papijshëm.
Si dukuri tjetër ishte, se deri sa personat e zhvendosur nëpër male, prindërit mundoheshin që përherë t’i qetësonin, mos të qanin, të heshtnin, madje edhe me dorë ua kanë mbyllur gojën. Një njeri i kishte treguar zyrtarit të OSBE, forcat serbe iu kanoseshin prindërve kur fëmijët qanin duke iu thënë: “Nëse nuk i heshtni fëmijët e juaj, të gjithë do t’i vrasim”.[20]
Raste të pësimit të fëmijëve nëpër male janë të shumta. Rasti i 10 prillit 1999, M.K. nga lagjja Koxhaj e fshatit Doganaj të Kaçanikut, me vendbanim në Ferizaj, me të bijën Nerimanen 20 vjeçare dhe një nënë tjetër me fëmiun 16 vjeçar nga acari janë ngrirë në mallet e Sharrit, përkatësisht në Lubeten, duke ikur.[21]

Fëmijë shqiptar, në kamp të Kisharekës. Fëmijët duke ikur nga lufta, fshati Trestenik të Drenicës
Të debuarit e shumtë qëndruan tetë ditë në kampin e improvizuar të Bllacës në kufi me Maqedoninë. Në fillim, duke menduar se do të kalonin në Maqedoni, të dëbuarit, ku pjesa dërrmuese ishin fëmijë qëndruan në qiellin e hapur. Më pastaj improvizuan disa mbulesa apo tenda najlloni të lidhura për dru. Në realitet, nën najllon strehoheshin vetëm fëmijët dhe gratë, ndërsa meshkujt e kalonin natën rreth zjarrit.

BLLACË 1999
Varrezat massive janë krijuar si rezultat i gjenocidit dhe formave të tjera të krimit kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Qëllimi ishte shkatrrimi i grupeve të caktuara nacionale, etnike, racor ose fetar.[22]
Vendi i varrezave, nuk është hapsirë e vendeve të zakonshme ku bëhet varrosja, por janë vende që në mënyrë të organizuar, me qëllim që personat e vrarë të mos hedhen, në mënyrë që të fshehen krimet kundër njerëzimit.
Sipas parimit të të drejtë humanitare, në to mund të varrosën dy ose më shumë persona të vrarë. Atyre jeta me force iu është ndërprerë dhe ku janë hedhur në varreza. Që nga forma e kryerjes së krimit, deri të krijimi i varrezave masive, nuk është respektuar trupi i viktimës. Analogjikisht është evidente se varreza masive krijohet si produkt i vrasjeve masive, karakteristike për gjenocid dhe forma të tjera të krimit kundër njerzëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.[23]
Në Kosovë janë krijuar shumë varreza masive nga masakrat e bëra ndaj popullatës civile duke përfshirë edhe fëmijët. Ka shumë raste kur kufomat janë varrosur, por pas disa dite janë zhvarrosur dhe dërguar në vende të panjohura. Pushteti serb u përpoq që të fsheh apo të eleminoj trupat e të vrarëve nga masakrat në Gjakovë, Izbicë, Rezallë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Suharekë, Poklek etj.
Shumë shqiptarë të vrarë në Kosovë, turpat e pajetë të tyre janë zhvendosur jashtë Kosovës, me qëllim të zhdukjes së shenjave të krimit të kryer. Kjo është vërtetuar në hapjen e varrezave të shumta nëpër Serbi.
Me 6 prill 1999 në thellësin e lumit Danub, afër Klladovës, ishte zbuluar një autofrigorifer me 86 kufoma grashë, fëmijësh dhe pleqësh shqipëtarë të Kosovës, të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake-policore serbe.
Ekzistimin e varrezave masive të fshehta në Serbi të krijuara në prag dhe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, e ka pranuar edhe vetë Qeveria e Serbisë. Sipas shënimeve të asaj Qeverie, focat serbe në Kosovë kanë bartur rreth 1000 trupa të shqiptarëve kosovarë, të varrosura më parë në varreza te sheshta në Kosovë.[24]
Organet serbe në mënyrë sistematike janë munduar t’i fshehin dëshmitë për vrasjet, duke i larguar trupat, zhvendosur nga varrezat masive në varreza individuale, duke i djegur trupat ose largimin dhe ndërrimin e rrobave apo gjërave personale, në mënyrë që të ndërlikojnë procesin e identifikimit.

Lokacionet e varrezave masive në Kosovë. Disa nga varrezat masive kolektive në Kosovë
Termi “torturë” nënkupton çdo veprim me anën e të cilit një personi të caktuar me qëllim i janë shkaktuar dhimbjet ose vuajtje të rënda, fizike ose psikike, për të marrur prej tij informata, për ta ndeshkuar për një veprim që dyshohet ose e ka kryer.
Metodat e torturës, të cilat janë përdorur edhe në Kosovë janë ato fizike, psikologjike dhe seksuale.
Në Analizë të theksuar të OSCE- torturat dhe keqtrajtimet, thuhet se janë bërë në formë të rrahjeve me shuplaka, me shkopinjë të metaltë, shkopinjë të bejzbollit, kundakë të pushkëve, lopata, zingjirë etj. Pjesët e trupit të cilat më së tepërmi kanë qenë të goditura ishin veshkët, këmbët dhe shputat, koka, shuplakët e duarve etj. Në shumë raste në stacione të policisë njerëzit janë lidhur për radiator dhe ashtu janë rrahur.
Popullata shqiptare, sidomos të rinjët, në mesin e tyre edhe të moshës jomadhore një kohë mbaheshin nëpër llogare. Llogaret ishin forma më johumane e veprimit njerëzorë. Ato ishin vende ku njerëzit janë dërguar për shkak të përkatësisë tjetër nacionale fetare dhe politike, pa vendim paraprak gjyqësor, por në bazë të dëshirës së pushtetit ushtarak serb. Në llogare njerëzit jetonin në kushte mizore, pa ushqim të mjaftueshëm, kushtet shëndetësore e higjenike shumë të ulta. Aty njerëzit në mënyrë sistematike torturoheshin dhe më pastaj vritëshin me qëllim të spastrimit etnik.[25]

Armë të ftohta të përdorura për masakrime
Në Prishtinë dhe shumë qytete e fshatra popullata dëbohej nga shtëpitë. Në qytetet, si Prishtina, paramilitarët me maska e pa maska hynin në shtëpi e banesa i mëshonin derës kryesore dhe hynin brenda duke bërtitur: “Për pesë minuta ta lëshoni shtëpinë!”.Kishte raste edhe kur përdornin dhunë.[26]
Gjurmë të krimit janë gjetur pothuajse në çdo vendbanim të Kosovës. Theksohet i ashtuquajturi “ qendër e torturimit” në Prishtinë. Në qershor 1999 gjatë futjes së trupave të NATO-s në Kosovë, njësitë britanike gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë pesë katëshe, kishte zbuluar një dhomë, e cila nga njësitë kriminale serbe ishte përdorur, si qëndër e torturës dhe vrasjes mizore të shqiptarëve. Në këto ambiente u gjetën armë të ftohta si: thika me gjak, shkopinjë gome, bejzbolli, arka të mbushura me drogë, që kriminelët kishin përdorur gjatë kryerjes së krimeve etj. Po ashtu janë gjetur edhe pjesë të prera të trupit si: veshët, hunda, ekstremitetet (këmbë duar), organe gjenitale etj.
Paratrupat britanik kishin depërtuar në njëndërtesë, që ishte shtab i policisë ushtarake serbe të vendosur në Prishtinë, ku kanë zënë vend torturat. Ministri i Zyrës së Jashtme, Xhoif Hun kishte thënë se forcat britanike kanë gjetur armë të ftohta me shenja serbe në to, një shporetë të drunjët me boksa të hekurt dhe “pornografi të egër, drogë për mundimin e viktimave”. Gazetarët, që u dërguan në ndërtesë, raportuan se në një dhomë, ku dyshohej të jenë dhunuar femrat shqiptare, kishte pako të kondomave.”[27]
Fëmijët e Kosovës kishin përjetuar edhe trauma dhe frikë nga breshëritë e automatikëve, minahedhësve, fluturimeve të ulta të aeroplanëve serb. Përveç formave të krimit të cilat janë definuar me normat ndërkombëtare për qëllime të gjenocidit, fëmijëve u është ngadalsuar zhvillimi, veçënarishtë iu është penguar rrjedha normale e mësimit dhe arsimimit, lojës e argëtimit.
Në fund mund të konstatojmë se me gjenocid dhe forma të tjera kundër njerëzimit dhe të drejës ndërkombëtare është shkatrruar integriteti psiqik i shumë viktimave, pasojat e së cilës mund të jenë gjatë tërë jetës jo vetëm të viktimës por ai lloj morbiliteti mund të bartet edhe në pasardhësit e tyre.
Në mbrojtje të popullit, duke përfshirë fëmijët ishte organizuar UÇK-ja ku ishin të përfshirë të rinjë dhe luftëtarë që nuk i kishin mbushur ende 18 vjeç. Disa prej tyre ranë në altarin e lirisë, dëshmorë. Në mbrojtje të popullit përveç UÇK-së u rreshtuan edhe forcat progressive të botës të organizuara nga NATO-ja.
Duke i parë krimet që po bënin forcat ushtarake e policore serbe ndaj një populli të pafajshëm, si dhe fal ndërgjegjësimit të qeverive të vendeve demokratike të botës, në radhë të parë të SHBA-së dhe Anglisë por edhe të vendeve të tjera anatarë të NATO-s, për të evituar një tragjedi njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve me 24 MARS 1999, u bë intervenimi i NATOS-së, në krye me SHBA-të.
Kjo e detyroi pushtetin serb që me datën 12 qershor 1999 të tërhiqet nga Kosova. Menjëherë filloi procesi i kthimit të refugjatëve nga mallet por edhe nga shtetet e ndryshme të botës, ku ishin të vendosur përkohësisht. Refugjatët e kthyer gjetën shkatërrimin total të vendbanimeve dhe pronave të tyre.

Me kthimin e popullatës vendore filloi organizimi i jetës politike, ekonomike, shoqërore, etj. Filloi një jetë e re në liri.
Menjëherë pas mbarimit të luftës, Bill Klionton kryetari i SHBA-ve, i kishte falënderuar dhe kishte deklaruar se “NATO i pengoi tentimet dhe paramendimet sistematike për pastrimin etnik dhe gjenocidin”.

Për ndër të presidentit të SHBA-së, Bill Kllinton, në Prishtinë i është ngritur statuja.
TË DHËNA STATISTIKORE
Persona të vrarë, të pagjetur dhe dëshmorë në Kosovë, janar 1998- 12 qershor 1999
Komuna | Të vrarë | Të pagjetur | Dëshmorë | Gjithësej |
Dechani | 181 | 89 | 247 | 517 |
Dragashi | 11 | – | 7 | 18 |
Drenasi | 750 | 71 | 199 | 1020 |
Ferizaj | 117 | 10 | 50 | 177 |
F.Kosova | 133 | 23 | 4 | 160 |
Gjakova | 931 | 91 | 220 | 1242 |
Gjilani | 94 | 7 | 44 | 145 |
Istogu | 167 | 30 | 64 | 261 |
Kachaniku | 138 | 12 | 99 | 249 |
Kamenica | 16 | 2 | 15 | 33 |
Klina | 280 | 95 | 101 | 477 |
Leposavich | 10 | 3 | – | 13 |
Lipjani | 162 | 7 | 21 | 190 |
Malisheva | 328 | 36 | 70 | 434 |
Mitrovica | 445 | 118 | 66 | 629 |
Novobwrda | 2 | – | 2 | 4 |
Obliqi | 73 | 16 | 14 | 103 |
Peja | 479 | 94 | 182 | 755 |
Podujeva | 431 | 49 | 105 | 586 |
Prishtina | 339 | 71 | 50 | 460 |
Prizreni | 332 | 125 | 143 | 600 |
Rahoveci | 677 | 106 | 109 | 892 |
Skwnderaj | 995 | 141 | 218 | 1354 |
Suhareka | 389 | 111 | 89 | 589 |
Shtwrpca | 17 | 1 | 4 | 22 |
Shtimja | 114 | 9 | 45 | 168 |
Vitia | 33 | 1 | 25 | 59 |
Vushtrria | 456 | 44 | 68 | 568 |
Z.Potoku | 10 | 6 | – | 16 |
Zvechani | 12 | 7 | – | 19 |
Shqipwria | 68 | 1 | – | 69 |
Vendet tjera | 16 | – | – | 16 |
Gjithsej | 8488 | 1497 | 2261 | 12.249 |
Pasqyrë e Viktimave të Luftës sipas komunave në Kosovë, janar 1998- 12 qershor 1999
Skënderaj | 1359 |
Gjakova | 1242 |
Drenas | 1020 |
Rahoveci | 892 |
Peja | 755 |
Mitrovica | 629 |
Prizreni | 600 |
Suhareka | 589 |
Podujeva | 586 |
Vushtrria | 568 |
Deçan | 517 |
Klina | 477 |
Prishtina | 460 |
Malisheva | 434 |
Istogu | 261 |
Kaçaniku | 249 |
Ferizaj | 177 |
Lipjan | 190 |
Shtimja | 168 |
Fushë-Kosova | 160 |
Gjilani | 145 |
Obiliq | 103 |
Shqipëria | 69 |
Vitia | 59 |
Kamenica | 33 |
Shtërpca | 22 |
Zveçani | 19 |
Dragashi | 18 |
Zubin Potoku | 16 |
Leposaviqi | 13 |
Novobërda | 4 |
Lista e fëmijëve të vrarë dhe të pagjetur sipas komunave janar 1998-1999
Komuna | Të vrarë | Të pagjetur | Gjithsej |
Deçani | 38 | 3 | 41 |
Dragashi | 3 | – | 3 |
Drenasi | 151 | 8 | 159 |
Ferizaj | 16 | – | 16 |
F. Kosova | 14 | 7 | 21 |
Gjakova | 122 | 5 | 127 |
Gjilani | 11 | 1 | 12 |
Istogu | 19 | 5 | 24 |
Kaçaniku | 22 | – | 22 |
Kamenica | 3 | – | 3 |
Klina | 51 | 11 | 62 |
Leposaviqi | 1 | – | 1 |
Lipjani | 29 | – | 29 |
Malisheva | 79 | 1 | 80 |
Mitrovica | 43 | 8 | 51 |
Obiliqi | 12 | 1 | 13 |
Peja | 50 | 9 | 59 |
Podujeva | 61 | 5 | 66 |
Prishtina | 36 | 12 | 48 |
Prizereni | 75 | 14 | 89 |
Rahoveci | 80 | 4 | 84 |
Skënderaj | 185 | 9 | 194 |
Suhareka | 51 | 28 | 79 |
Shtërrpca | 7 | – | 7 |
Shtimja | 21 | – | 21 |
Vitia | 6 | – | 6 |
Vushrria | 57 | 3 | 60 |
Zubin P. | 2 | 1 | 3 |
Zveçani | 1 | – | 1 |
Shqipëria | 1 | – | 1 |
Serbë | 8 | 6 | 14 |
Gjithsej | 1255 | 141 | 1396 |
Lista e fëmijëve të vrarë dhe të pagjetur sipas gjinive janar 1998- 12 qershor 1999
Komuna | Të vrarë | Të pagjetur | Gjithsej |
M F | M F | M F | |
Deçani | 32 6 | 2 1 | 34 7 |
Dragashi | 3 – | – – | 3 – |
Drenasi | 115 36 | 6 2 | 121 38 |
Ferizaj | 14 2 | – – | 14 2 |
F.Kosova | 12 2 | 3 4 | 15 6 |
Gjakova | 91 31 | 5 – | 96 31 |
Gjilani | 9 2 | 1 – | 10 2 |
Istogu | 8 11 | 4 1 | 12 12 |
Kaçaniku | 19 3 | – – | 19 3 |
Kamenica | 3 – | – – | 3 – |
Klina | 38 13 | 11 – | 49 13 |
Leposaviçi | 1 – | – – | 1 – |
Lipjani | 16 13 | – – | 16 13 |
Malisheva | 58 21 | 1 – | 58 21 |
Mitrovica | 33 10 | 8 – | 41 10 |
Novobërda | – – | – – | – – |
Obiliqi | 7 5 | 1 – | 8 5 |
Peja | 42 8 | 9 1 | 50 9 |
Podujeva | 45 16 | 2 3 | 47 19 |
Prishtina | 28 8 | 8 4 | 36 12 |
Prizreni | 55 20 | 14 – | 69 20 |
Rahoveci | 47 34 | 4 – | 51 34 |
Skënderaj | 119 66 | 8 1 | 127 67 |
Suhareka | 36 15 | 16 12 | 52 27 |
Shtërrpca | 2 5 | – – | 2 5 |
Shtimja | 15 6 | – – | 15 6 |
Vitia | 5 1 | – – | 5 1 |
Vushtrria | 39 18 | 2 1 | 41 19 |
Zubin P. | 2 – | – 1 | 2 1 |
Zveçani | – – | 1 – | 1 – |
Shqipëria | – 1 | – – | – 1 |
Serbë | 7 1 | 6 – | 13 – |
Gjithësej | 901 354 | 110 31 | 1011 385 |
Në fund mund të konkludojmë se të dhënat për femrat e dhunuara dhe të torturuara, fëmijë, të rinjë e pleqë të vrarë, të masakruar, madje edhe të djegur, varre masive, shtëpi dhe objektet tjera të djegura, karvanet e popullsisë civile shqiptare që këkonin t’i shpëtonin vdekjes, janë ata tregues që paralajmruan edhe rrezikun e një katastrofe humanitare dhe prishjes së ekuilibrit në Ballkan. Për herë të parë në histori, faktori ndërkombëtar nuk e globalizoi çështjen e Kosovës në kuadërt ë zgjidhjes së problemeve të tjera, e për rrjedhoj çështja e Kosovës nuk e humbi rëndësinë e saj.
E punuan: Laurë
Çelaj, Arianitë Zhegrova.
[1] Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, (Kosovë: “Dukagjini”, 2013), 34.
[2]Human Rights Ëatç,“NEN URDHERA: Krimet e Luftes ne Kosove”, https://ëëë.hrë.org/legacy/albanian/kosovo2001/summary.pdf.
[3] Human Rights Ëatç,PO NAREÐENJU: Ratni Zlocini na Kosovu,https://www.hrw.org/legacy/serbian/kosovo2001/summary.pdf
[4]Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, (Kosovë: “Dukagjini”, 2013), 39.
[5] The Indenpedent, London, Liberation of Kosovo, Friday 18 June 1999.
[6]Analiza e OEBS Verifikacione misije Kosova, v. e c, fq. 126.
[7] Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, (Kosovë: “Dukagjini”, 2013), 69.
[8] Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Krimet e Luftës në Kosovë 1998-1999- Monografi, Prishtinë, 2010, faqe. 57
[9]“Kriza ballkanike: Pastrimi I burimeve në Kosovë”. ICRC Neës 99/37, 8 shtator 1999; Human Rights Ëatç, Nën Pushtetin e Urdhrave, Krimet e Luftës në Kosovë, fq.153.
[10]The Independent, liberation of Kosovp, Friday 18 June 1999.
[11] The Independent, Liberation of Kosovo, Friday 18 June 1999
[12] The Independent, Liberation of Kosovo, Friday 18 June 1999
[13] Fushata Ndërkombëtare për ndalimin e minave, Landimine Monitor Report 2000; Human Rights Ëatç, Nën Pushtetin e Urdhrave, Krimet e Luftës në Kosovë, fq. 160.
[14]Raporti I Sekretarit të Përgjithshëm rreth Misionit të UNMIK në Kosovë, 6 korrik 2000; Human Rights Ëatç, Nën Pushtetin e Urdhërave, Krimet e Luftës në Kosovë, fq 160-161
[15]Fitnete Ramosaj, Krimet serbe, Pa analogji 2, fq. 215-216
[16]Fitnete Ramosaj, Krimet serbe, Pa analogji 2, fq. 215-216
[17]Lajmi.net, https://lajmi.net/mesime-ne-rezistence-sistemi-paralel-arsimit-ne-kosove-ne-vitet-90/, 14 Tetor 2016.
[18] Asllan Ibishi, Golgota e fundit në Llashticë, Gjilan, 2001, fq. 30.
[19]Analiza OEBS Verifikacione misije Kosovo, fq. 127.
[20]Analiza OEBS Verifikacione misije Kosovo, fq. 129.
[21]Të dhëna të grumbulluara nga Atifete Kuka, zyrtare e lartë e arkivit, gusht 2010, Kaçanik.
[22] Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, (Kosovë: “Dukagjini”, 2013), 166.
[23] Zlocini nad djecom Sarajevo u opsadi, Sarajevo, 2010, fq.24
[24]Zlocini nad djecom Sarajevo u opsadi, Sarajevo, 2010, fq.24
[25]Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, (Kosovë: “Dukagjini”, 2013), 171.
[26] Mr.Mehmet Gjoshi, Dëshmi të të përndjekurëve dhe mikëpritja çeke ’99, Muzeu I Kosovës, Prishtinë, 2005, fq.31.
[27] “Kosova Sot”, data 16 qershor 1999.
E punuan: Laurë Çelaj, Arianitë Zhegrova