Dosja e prokurorisë, çfarë veprimesh bënte Jon Hoti para se të kryente vrasjen e dyfishtë në Klinë (Dokument)

Gjatë ditës së djeshme, Jon Hoti pranoi fajësinë publikisht para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Pejë, për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës.
IndeksOnline ka siguruar dosjen e Hotit në të cilën përmenden gjetjet e prokurorisë, për vrasjen e dy të rinjvë në Klinë, nëntorin e vitit të kaluar.

“I pandehuri Jon Hoti nuk kishte shkëmbyer mesazhe të shkruara me tani viktimat Albison dhe Rexhep Shlivova, por ditën kritike kishte pasur kontakt me video- call në mes të Jon Jotit dhe Albison Shlivovës, e cila kishte ngjatë bazuar në raport në ora 4:08:02 të datës 13.11.2024 në kohëzgjatje prej dy sekondave, kontakti ishte bërë në aplikacionin e mesengjerit në Facebook”, thuhet në raport, transmeton IndeksOnline.

Poashtu, përmes analizës së këtij raporti, është vërejtur se i akuzuari kishte pasur kontakt me firmën “Buzi store kasafort qelës”, ndaj të cilëve ju kishte drejtuar me shkrim “prsh, a keni qelës tubular për kasafortë se mka humb”.

Tutje, kjo bisedë bazuar në raport është zhvilluar përmes tik-tokut dhe Whatsapp, ku shkrimi vazhdon me dërgimin e fotos së çelësit që kishte kërkuar Joni.
Përveç këtyre, në telefonin e Jonit janë gjetur edhe fotografi të të njëjtit me armë të shkurtra dhe të gjata, në kohë të ndryshme, duke filluar nga viti 2022 dhe 2023.
I akuzuari për vrasjen e Albisonit dhe Rexhepit, dje poashtu ka shfaqur pendesë para familjarëve të viktimave, dhe njëherit u ka shprehur ngushëllime.
Ditëve në vazhdim, Gjykata do të japë vendimin përfundimtar për rastin e tij. /IndeksOnline/