75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / F.R

Dosja “Epstein”, ish-kryeministri norvegjez nën hetim

Policia norvegjeze ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish kryeministrit Thorbjorn Jagland, në kuadër të hetimeve për lidhjet e tij me abuzuesin seksual amerikan Jeffrey Epstein.

Imazhet nga mediat norvegjeze treguan hetuesit duke transportuar kuti kartoni në rezidencën e Jagland në Oslo.

Kontrollet erdhën pasi Këshilli i Europës, organi kryesor mbikëqyrës i të drejtave të njeriut në kontinent, të cilin Jagland e drejtoi nga viti 2009 deri në vitin 2019, i hoqi imunitetin diplomatik.

Jagland tani akuzohet për korrupsion të rënduar, që sipas kodit ligjor të Norvegjisë që i paraprin akuzave formale dhe i lejon një të dyshuari të marrë një avokat dhe policinë e lejon të arrestojë një të dyshuar në një moment të caktuar.

Në Norvegji, akuzat formale ngrihen kundër dikujt shumë më vonë në procesin ligjor, ndonjëherë vetëm disa javë para se të fillojë një çështje gjyqësore.

Vendimi për të hetuar Jagland u bazua në informacionin e zbuluar nga dosjet e publikuara në lidhje me Epstein, një financier dhe abuzues seksual i dënuar në SHBA, i cili vdiq në burg në vitin 2019.

Dosjet tregojnë, ndër të tjera, se Jagland dhe asistentët e Epstein bënë plane të detajuara në vitin 2014 që Jagland, gruaja e tij, dy fëmijët dhe e dashura e djalit të tij të vizitonin Epstein në Palm Beach, Florida, dhe ishullin e Karaibeve që ai zotëronte.

Në komunikime Jagland përmendte edhe Tiranën, ku kishte qenë për një vizitë zyrtare në vitin 2012, gjatë kohës kur shërbente si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës.