75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / S Z

Dosje e re ndaj dy të akuzuarve për “Ibër-Lepencin”, nën hetim edhe për një vrasj, në Pejë

Dy nga tre të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc”, Jovan Viçentijeviq dhe Dragisha Viçentijeviq janë përfshirë edhe në një rast të veçantë vrasjeje në Pejë, ndaj të cilëve procedura hetimore është ende duke u zhvilluar.

Mbrojtësi i të akuzuarve serbë ka kërkuar që rasti i “Ibër-Lepencit” dhe rasti i vrasjes në Pejë të bashkohen në një procedurë të vetme gjyqësore. Mirëpo, prokurori i rastit ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke theksuar se bashkimi i dy procedurave do të pengonte hetimet dhe procesin gjyqësor, prandaj ka kërkuar që rastet të trajtohen veçmas.

Seanca për sot ka përfunduar./IndeksOnline/