08:10 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dosti i Shpendit, Sali Zybës: Çoje b***thën, grahi punës… se t’u djegën gishtat…!

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Fisnik Ismaili, ka kërcënuar kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zybën me djegie gishtash.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka reaguar pas postimi të Zybës i cili ka shkruar se Shpend Ahmeti jo vetëm se nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës por as Kryetar i Komunës së Prishtinës.

“Ule tash kryet, çoje bothën, edhe grahi punës, ndreqna jetën neve që kujt keq kurrë s’i kemi ba. Edhe bani provove i bane dikujt keq për kurrgja, ose për hakmarrje, po të premtoj se kanë me tu djegë gishtat”, ka shkruar Ismaili.

Ky reagim i Ismaili vjen pasi që kandidati i Vetëvendosjes, Sali Zyba ka ironizuar me ish-partiakun e tij të dikurshëm, Shpend Ahmetin.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti”, ka shkruar Zyba gjatë ditës së sotme në Facebook.

“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Megjithatë nuk dihet sa vota i ka marrë Zyba dhe sa Ahmeti, pasi që KQZ ende s’e ka publikuar listën përfundimtare të votave për kandidatët për deputetë.