14:32 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Douglas Costa kërkon që të mësojë gjuhën shqipe dhe kjo ‘falë’ Don Xhonit

Freestyle i Don Xhonit “Make a pose”, është bërë mjaft viral në rrjetet sociale.

Nga shumë të famshëm që kanë publikuar video, së fundmi ishte mesfushori i Brazilit Douglas Costa, ku mbrëmë me një video në Instastory e sot përmes një video në Tik tok, publikoi video nën tingujt e Don Xhonit, shkruan Indeksonline.

Brenda pak minutash pas publikimit, arriti t’i rrëmbente mijëra pëlqime e komente, ku një ishte edhe si “sugjerim” për të mësuar shqipen.

“Kem me ta mësu pak gjuhën shqipe, që me mujt me performu krejt këngën”

“Ju lutem” ishte komenti i tij, duke shfaqur dëshirë për të mësuar shqip./Indeksonline/

@douglascosta

##douglascosta ##AlwaysGoodNight ##makeapose

♬ son original – melvinux officiel