Dovbyk drejt largimit nga Roma, klubet e Premierligës interesohen për të
Koha e Artem Dovbyk te Roma duket se po vjen drejt fundit.
Kjo pasi që ukrainasi nuk ka arritur të ketë ndikim në gjysmën e parë të sezonit nën drejtimin e Gasperinit.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, ukrainasi mund të shkojë drejt Premierligës me dy skuadra të njohura që kanë shprehur interesim
West Ham, me Fullkrug që po largohet për te AC Milan, duket se është pretendenti kryesor për transferimin e tij si dhe Sunderlandi i Granit Xhakës që po e mban nën vëzhgim atë.
Në 14 paraqitje me Romën këtë sezon, Dovbyk ka shënuar vetëm 2 gola dhe 2 asiste./IndeksOnline/

