75 Mall Live Search
11:29 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

Dovbyku niset drejt Romës për testet mjekësore

Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Artem Dovbyk, është nisur drejt Romës me agjentin e tij, Alex Liundovski.

Sulmuesi pritet t’i kryejë sot testet mjekësore me skuadrën e AS Roma dhe ta finalizojë transferimin e tij, shkruan Indeksonline

Dovbyku ishte pranë të firmoste me Atletico Madridin, por në momentin kur De Rossi me ekipin e tij u fut në garë, sulmuesi ukrainas nuk hezitoi të pranonte ofertën.

Sezonin e kaluar me klubin nga La Liga, Girona – Dovbyk luajti 41 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 25 gola dhe bëri dhjetë asiste./Indeksonline/