19:01 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / MSH

Dr.Arbër Veliu i bashkohet familjes së madhe “FATI IM”

Familja jonë e madhe po rritet e ne e kemi nderin të ju njoftojmë se gastrohepatologu i mirënjohur Arbër Veliu na është bashkangjitur.

Doktor Veliu ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Më pastaj ka vazhduar avancimin profesional në Qendrën Universitare Spitalore “Nëna Terezë” në Tiranë.

Më vonë dr.Veliu ka zhvilluar profilin e tij edhe në Riad të Arabisë Saudite, në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Holandë.

Veliu është nderuar me titullin ‘Fellow’ nga Shoqata Amerikane e Gastroenterologjisë. Titull ky që ndahet për herë të parë për një gastroenterolog shqiptar.

Doktor Veliu, gjithë përvojen e përgatitjen e tij profesionale tani do e ndaj për pacientët e spitalit “Fati Im”.

SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!