75 Mall Live Search
17:14 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

Dr. Bujar Gashi, më i votuari i LDK-së në Prishtinë

Dr. Bujar Gashi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke u renditur si kandidati më i votuar i LDK-së me 1304 vota.

Në një postim falënderues, Dr. Gashi ka shprehur mirënjohje të thellë për qytetarët e kryeqytetit që ia besuan votën, duke e cilësuar këtë sukses si një përgjegjësi të madhe për të vazhduar me përkushtim dhe ndershmëri në shërbim të Prishtinës.

“Ky rezultat më bën krenar, por mbi të gjitha më obligon për punë edhe më të madhe, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj secilit prej jush. Ky sukses është i çdo qytetari që beson në punë, ndershmëri dhe vizion për Prishtinën tonë,” ka shkruar ai.

Dr. Gashi ka falënderuar gjithashtu kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kryetarin e Degës IV, Besian Mustafa, për besimin dhe mbështetjen e dhënë./IndeksOnline/