75 Mall Live Search
12:29 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / A. M.

Dr.Fatbardh Rexha mbrëmë, bashkë me Bedri Hamzën, vizituan Emergjencën, Policinë, Ushtrinë dhe Zjarrfikësit

Dita e djeshme ishte e fundit për vitin 2024, ndërsa disa institucione, përkundër festës, ishin kujdestare për shkak të rolit të tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Ndërmjet motmoteve, këto institucione u vizituan nga kryetari i Komunës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kandidati për deputet Fatbardh Rexha dhe drejtorë të tjerë, shkruan Jepi zë.

Rexha, i cili edhe vetë si doktor kirurg ka qenë shumë herë kujdestar pranë pacientëve duke ofruar shërbime mjekësore, mbrëmë falënderoi të gjithë zyrtarët institucional për shërbimin e tyre ndaj vendit dhe qytetarëve.”FALEMINDERIT për kujdestarët e shëndetit dhe sigurisë sonë”, ka shkruar Rexha në postimin e tij.

Ndryshe Dr. Rexha kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës me numrin 69 në listën e PDK-së.