Dr.Halil Krasniqi dhuroi një Autoambulancë për Spitalin e Pejës
Dashuria për vendlindjen dhe njohja e nevojave të pacientëve si profesionist kanë bërë padyshim që Dr.Halil Krasniqi të sjellë një Autoambulancë si donacion për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Dr.Halil Krasniqi është Shef i klinikës së Kirurgjisë vaskulare në Spitalin St.Johanes -Hospital, në qytetin Verel i Regjionit Friesland në Gjermani.

Në ceremoninë e organizuar lidhur me këtë donacion e në të cilën përveç stafit drejtues të Institucionit tonë, zyrtarëve nga Komuna, Dr.Halil Krasniqit morri pjesë edhe ish presidenti i vendit Fatmir Sejdiu.
Drejtori Ekzekutiv Dr.Skender Dreshaj në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka falënderuar Dr.Halil Krasniqin për këtë donacion duke theksuar se nevoja për Autoambulancë ishte e madhe ndërsa që edhe më të madhe këtë donacion e bënë pasi që një Mjek që ka bërë emër në Gjermani po kujdesët për Spitalin e vendlindjes së tij.

Dr. Halil Krasniqi ka theksuar se kjo Autoambulancë ka qenë në shërbim të Kryqit të Kuq deri më tani, dhe unë ndihem i lumtur që kam mundur të ndihmoj banorët e qytetit tim të lindjes me këtë donacion. Dr.Halil Krasniqi ka theksuar se ndihma për Spitalin e përgjithshëm në Pejë do të ketë edhe në të ardhmen pasi që është i gatshëm që periodikisht të vije dhe të kryen shërbime shëndetësore për pacientë.
Në fjalën e tij ish presidenti Fatmir Sejdiu ka folur për Dr.Halil Krasniqin që është shembull më i mirë i humanizmit, dhe që neve na bënë krenar me punën dhe sukseset e tij në Gjermani por edhe me përkrahjen që bënë për Kosovën.
