75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Z S

Dr. Qemajl Aliu merr mbeshtetje në Zborc

Kryetari dhe kandidati i VV-së për Shtimen, Qemajl Aliu ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Zborc.

Sipas Aliut besimi i secilit qytetar në fshat e lagje i obligon ata që të punojmë edhe më shumë.

Postimi i plotë:

Zborci sonte e vulosi fitoren e fuqishme, më 12 tetor.

Te familja Haziri kaluam momente të mrekullueshme, ku e vizituam bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe kandidatët tanë për asamble, Mimoza Salihun dhe Halil Kurtishin.

Kjo familje me vlera të larta na e dha besimin për vazhdimin e punëve të mira edhe për katër vjet të ardhshme.

Besimi i tyre dhe i secilit qytetar në fshat e lagje na obligon të punojmë edhe më shumë./Indeksonline/