75 Mall Live Search
21:18 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Dr. Skënder Ukaj, një nga ortopedët më të njohur kosovar i bashkohet PDK-së

Kandidati për kryeministër, njëherit U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se partisë që udhëheq ai është bashkuar një nga ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj.

Hoxhaj thotë se , PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi.

Ky është postimi i tij:

Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë. Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës.

Doktori që për shumë vjet trajtoi nevojat shëndetësore të mijëra qytetarëve të Kosovës, tani, me dijen dhe përvojën e tij, do të na ndihmojë në prezantimin e programit më të mirë për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës. Prandaj, PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi. Mirë se na vjen, Doktor!