Dr. Venera Berisha-Muharremi do të jetë folëse në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë, në Dubai
Dr. Venera Berisha-Muharremi ka marrë ftesë ndërkombëtare për të prezantuar në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë – Dubai 2025. E lajmin e ka bërë të ditur dr. Berisha-Muharremi, e cila ka thënë se kjo ftesë është vlerësim për punën e saj kërkimore dhe publikimet shkencore si edhe një mundësi e çmuar për të përfaqësuar Kosovën, në një ngjarje shkencore ndërkombëtare.
“Kjo ftesë është një vlerësim për punën time kërkimore dhe publikimet shkencore në këtë drejtim, si edhe një mundësi e çmuar për të përfaqësuar Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Mjekësisë dhe Kosovën në një ngjarje shkencore ndërkombëtare”, ka thënë Berisha-Muharremi.
Postimi i plotë i dr. Berisha-Muharremit:
Ftesë ndërkombëtare për të prezantuar në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë – Dubai 2025
Me shumë kënaqësi ndaj me ju lajmin se kam marrë ftesë zyrtare dhe e kam konfirmuar për të marrë pjesë si folëse kryesore (Keynote Speaker) në “5th International Conference on Diabetes and Endocrinology – Diabetes 2025”, që do të mbahet më 7 nëntor 2025 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tema ime e prezantimit do të jetë: “Crosstalk between Bone Metabolism and Insulin Resistance”
Një temë inovative që ndërlidh metabolizmin e kockave me rezistencën ndaj insulinës – një fushë kërkimore me rëndësi të madhe për kuptimin dhe trajtimin e obezitetit dhe diabetit.
Kjo ftesë është një vlerësim për punën time kërkimore dhe publikimet shkencore në këtë drejtim, si dhe një mundësi e çmuar për të përfaqësuar Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Mjekësisë dhe Kosovën në një ngjarje shkencore ndërkombëtare.
Jam e nderuar që do të ndaj përvojën, njohuritë dhe rezultatet e studimeve tona me kolegë nga mbarë bota.

