07:52 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Draft-platforma për dialog u dorëzohet krerëve të shtetit dhe partive opozitare

Draft-platforma për dialogun me Serbinë sot do t’u dorëzohet për shqyrtim krerëve të shtetit dhe partive opozitare.

Dje, negociatori për bisedime, Fatmir Limaj deklaroi se në këtë draft kanë punuar detajisht, ku do tu dërgohet krerëve dhe partive, duke i mundësuar delegacionit vendimin final pas konsultimit dhe pas mundësive të intervenimit apo sugjerimet që mund t’i kenë krerët.

Sipas tij, në fund delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe pas trajtimit të tyre, e voton draft-platformën dhe nga ai moment i dërgohet zyrtarisht edhe parlamentit të Kosovës./Indeksonline/