17:59 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / MSH

Draft-statuti, Knaus: Së pari propozimi nga komunat serbe, pastaj vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese

Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje, në mënyrë aktive është marrë Gerald Knaus nga “ESI”.

Në një diskutim në “X”, Knaus ka thënë se Drafti i propozuar në majin e vitit 2023 nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga Danijela Vujicic do të gjendej që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, bazuar në gjykimin e vitit 2015, prandaj sipas tij, dërgimi i këtij drafti në Kushtetuese do të ishte humbje kohe.

Ai tutje ka thënë se ajo çfarë duhet urgjentisht, është një propozim ndryshe që vjen nga komunat me shumicë serbe.

“Ata e kanë të drejtën kushtetuese për një gjë të tillë”, ka shkruar Knaus më 30 prill.

Pastaj Knaus thotë se secili propozim mund të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese- edhe pse Gjykata kushtetuese ndoshta mund ta hedh poshtë poshtë si të papranueshëm.

“Por le të vendos Gjykata” shkruan ai në X.

Knaus tutje ka thënë se bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk sjell përfitime për minoritetet.

Ndërkohë, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se është takuar me nënkryetarët e tri komunave veriore, me të cilët ka diskutuar për nevojat rreth shërbimeve komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.