09:12 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Drafti i NBA – Mësohen emrat e 60 basketbollistëve të rinj

Kur është fjala për yllin kryesor të mbrëmjes, Neë Orleans Pelicans zgjodhën Zayon Ëilliamson.

“Pelikanët” ashtu siç pritej vendosën për ish-studentin e Duke Uniteversity, i cili pati paraqitje fantastike në shkollë të mesme dhe më pas në kolegje.

Williamson pritet të jetë një ndër lojtarët më të mirë në botën e NBA-s, pasi që është lojtari i parë i basketbollit që ka tërhequr ka shumë vëmendjen e mediave pas LeBron Jamesit.

Tre pikat e parë të draftit të këtij viti ishin 99 për qind të njohur, ku Ja Morant, siç pritej, përfundoi në Memphis Grizzlies dhe RJ Barrett në Neë York Knicks.

Grizzlies dhe Nicks morën atë që donin dhe ata janë lojtarë të rinj të talentuar, të cilët parashikohen të bëhen një ditë super yje në ligën NBA.

Para nisjes së përzgjedhjes së lojtarëve pamë disa tregti në të cilën Cleveland Cavaliers morën Darius Garlandin ndërsa Minesotta Timberëolëes morën pikun e gjashtë, ku zgjodhën Jarrett Culver.

Ndryshe, vlen të theksohet se kampioni aktual i NBA-s është Toronto Raptors, e cila për herë të parë e ka fituar trofeun e çmueshëm.