21:07 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / C E

Drag Race përfundon me sukses ditën e parë, këta ishin më të mirët

Sot kanë përfunduar garat në tri kategori të Drag Race, ku edhe është bërë shpallja e fituesve.

Ndërkaq, pjesa më interesante do të jetë nesër, atëherë kur në shteg do të jenë veturat më të shpejta.

Të shtunën janë kryer procedurat e zakonshme, duke filluar nga pajisja me numra, verifikimi i dokumentacionit, kontrolli teknik, brifingu me garues e lëshimet e lira, si dhe garat zyrtare në klasat 16, 15 dhe 14.

Dita e parë e garës ka pasur rrjedhë shumë të mirë, ndërsa e njëjta pritet të ndodhë edhe gjatë së dielës.

Rezultatet e ditës së shtunë:

Divizioni FWD

Klasa 16

1.Ardrit Namligjiu (Opel Kadet)

Klasa 15

1.Kejsi Mekollari (Passat CC)

2.Bleron Kurtaj (Golf)

Klasa 14

1.Nehat Musliu (Opel Kadet)

2.Ymri Ibriqi (Golf)

3.Lumbardh Muçaj (Golf)

Divizioni RWD

Klasa 16

1.Liridon Tomaja (BMW)

2.Enea Liqenji (BMW)

Klasa 15

1.Aldin Hazirovic (BMW)

2.Gys Cela (Mercedes 190)

Klasa 14

1.Ilir Azizi (BMW)

Divizioni AWD

Klasa 14

1.Andri Rada (Mercedes E55)