Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00

Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, që përbën 3.94% të votuesve me të drejtë vote – përqindja më e ulët deri tani në nivel vendi.
Kujtojmë se në këtë komunë kanë të drejtë vote gjithsej 40.263 qytetarë.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për gjithë procesin zgjedhor