75 Mall Live Search
12:34 / E Premte, 01 Tetor 2021 / B O

Dragobili i thotë “PO” projektit të NISMA-s për Malishevën Urbane

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati kanë takuar përkrahës të tyre në fshatin Dragobil të kësaj komune.

Kastrati është shprehur i lumtur që qytetarët në këtë fshat të respektuar tashmë , sipas tij, kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë për Nismën Socialdemokrate dhe numrin 119.

Postimi i plotë i Kastratit:

Dragobili mbrëmë na bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke i dhënë përkrahje të fuqishme projektit tonë të madh për Malishevën Urbane.

Jam tejet i lumtur që bashkëqytetarët tanë në këtë fshat të respektuar tashmë kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë për Nismën Socialdemokrate dhe numrin 119.