Dragusha: Jemi shumë më lartë se Mali i Zi, duhet ta kemi këtë gjë parasysh
Kosova sot luan në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Malit të Zi në ndeshjen e vlefshme për grupin A të kualifikimeve për Euron 2020.
“Dardanët” janë favoritë absolut në këtë përballje dhe janë brenda mundësive për kualifikim, ndërsa kundërshtarët në Prishtinë vijnë vetëm për statistika.

Ish-futbollisti dhe analisti i njohur, Muhamed Dragusha, në një prononcim për Indeksonlinen ka thënë se kundërshtari nuk është i barabartë me Kosovën dhe cilësia qëndron në anën tonë.
“Kosova sot shpresojmë të fitoj pasi të gjitha elementet flasin për ne, forma, cilësia e lojtarëve, kualiteti dhe atdhedashuria për ta dhënë maksimumin nuk mungon ne asnjë ndeshje“, ka thënë Dragusha.
“Mali i Zi nuk është kundërshtar i barabartë me ne pasi grupi aktual që posedojnë dhe rezultatet e fundit tregojnë se ne jemi shume më lartë dhe jemi favorit për ta fituar ketë ndeshje“.
Ai ka thënë se lojtarët e Kosovës sot duhen të jenë të qetë dhe ta menaxhojnë mirë anën psikologjike.
“Sot ana psikologjike tek lojtaret tanë duhet të jetë e qetë dhe mirë e menaxhuar dhe duhet motiv i lartë qe të luftohet deri në fund pasi ata do te mbrohen e ne duhet të ndërtojmë dhe me qetësi të menaxhojmë situatat para golit“, përfundoi Muhamet Dragusha.
Kosova aktualisht është në pozitën e tretë në grupin A me 8 pikë, 4 më pak se Anglia dhe Çekia që kanë nga 12-të.
Pas Malit të Zi, në muajin nëntor, “Dardanët” janë mysafirë të Republikës Çeke dhe e presin në Prishtinë Anglinë. /IndeksOnline/
