75 Mall Live Search
14:50 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Dragusha: Kjo pauzë ishte e mërzitshme, lojtarëve iu duhet kohë për tu rikthyer në formë

Futbolli në Kosovë ka dy muaj që ka ndaluar për shkak të përhapjes së pandemisë globale, COVID-19.

Trajneri dhe analisti i njohur, Muhamet Dragusha në një intervistë për Indeksonline ka thënë që kjo ka qenë shumë e mërzitshme dhe e vështirë.

Virusi Covid19 ka kapluar gjithë globin e edhe ne, kjo ka ndikuar që futbolli të pushoj në tërë boten që dy muaj dhe vërtetë e vështire dhe e mërzitshme kjo punë pasi jemi mësuar me lojën e futbollit ta ushtrojmë dhe ta shohim në stadiume por edhe ne televizion”, ka thënë Muhamet Dragusha.

Ish-futbollisti thekson se Superliga është më mirë që të përfundoj në mënyrë që fituesi ta meritoj titullin.

Më mirë do të kishte qenë që të luhet kampionati dhe te zgjidhet fituesi përmes lojëve, pikëve ndeshje pas ndeshje e deri në fund të sezonit pasi kjo është ajo loja që e dëshirojmë të gjithë e kjo edhe e bën futbollin lojën më interesante në botë”.

Ai ka shtuar se klubet duhet të përgatiten mirë për të rifilluar stërvitjet dhe të kenë të gjitha masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mendoj që së pari duhet të mendohet të mobilizohen ekipet që t’i kenë të gjitha pajisjet parandaluese nga Virusi, pasi puna në grup është e rrezikshme, pastaj mendoj që planet e FFK duhet zbatuar në përpikëri qe mos të kemi gjatë procesit stërvitor ndonjë problem. Duhet shumë parapërgatitje për rifillim po sigurisht se disa prej rekomandimeve të FFK që do jenë t’i përmbushin ekipet dhe te jenë sado pak te gatshme për sezonin që të vazhdojnë pa asnjë problem”.

Trajneri potencon se kjo pauzë ka ndikuar shumë në formën e lojtarëve dhe normalisht do të duheshin rreth dy muaj për të rikthyer formën.

Sigurisht se kjo pauzë ka ndikuar në përgatitjen fizike të lojtarëve e që do të shfaqet pastaj edhe në performancen e tyre gjatë ndeshjeve, çdo pauzë kërkon rehabilitim e edhe kjo kërkon kohë po plan programet e klubeve besoj qe janë tashmë gati që të rrisin nivelin e përgatitjes dhe qe performanca e tyre pasta të jetë në nivelin e kënaqshëm, unë besoj që të gjithë lojtarët nuk kanë qenë pasiv disa neper shtëpitë e tyre disa me vrapime janë munduar ta mbajnë sado pak formën dhe gjendjen fizike tyre”.

E kjo sigurisht se edhe kërkon kohë, zakonisht ne kohen kur fillojmë përgatitjet ne i kemi 2 muaj deri në fillim te sezonit e tashme duhet që programi i stafit te ndryshoj dhe të behet një pune e përgjysmuar që lojtarët të jenë pothuajse të gatshëm për ndeshje pasi ne qoftë se fillojmë me ndeshje neve na u është caktuar data 1 qershor me se voni, kështu që brenda 2 javësh afërisht të kemi një përgatitje vetëm e vetëm të rifillojmë dhe shpresa e vetme qe një lojtarë te jete i përgatitur në një nivel mesatar  është ajo qe e potencova më herët se sa kanë qenë aktiv ata gjatë kohës së pandemisë”.

Shpresoj në një rifillim dhe të vazhdojmë me jetën sportive siç jemi mësuar dhe të kemi ndeshje të mira e atraktive e mos te kemi lëndime të lojtarëve , e për rifillimin e kampionatit presim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që duhet përshëndetur për punën qe e kanë bere dhe shprehim Respekt për te gjithë ata qe janë munduar të jenë afër atyre qe u preken me virusin Covid19”, ka përfunduar Muhamet Dragusha.

Gjatë ditës së djeshme klubet kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Federatës dhe njëzëri kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të rifilluar sezonin. /IndeksOnline/