75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dragusha: Kosova e barabartë me Danimarkën

Trajneri i Kek-ut, Alban Dragusha ka krahasuar Kosovën me Danimarkën para ndeshjes miqësore që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Prishtinë. Ai ka thënë që nuk sheh shumë diferencë mes dy shteteve.

“Për mua futbolli është më mirë se që ka qenë përpara. Futbolli po ecë gjithnjë përpara. E mira e së mirës është që futbollistët tanë t’i tregojnë vlerat e tyre në Kosovë e pastaj edhe në Evropë, ndërsa duhet të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Kosova vetëm dy vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA ka bërë sensacion në Ligën  e Kombeve. Ndërsa sa i përket takimit me Danimarkën besoj se jemi të barabartë. Kushdo që do të luajë me Kosovën do ta ketë vështirë me ne.

Unë kam shumë besim që do të kualifikohemi në Kampionatin Evropian, ndërsa Anglia as që diskutohet, sepse ajo për mua është e kualifikuar. Askush nuk do ta ketë lehtë me neve, pasi kam shumë besim në lojtarët tanë”, tha Alban Dragusha në Radio Prishtinë. /Indeksonline/