Dragusha: Vështirë për Dallkun, Krasniqi do ta bëjë më të mirën

Pasi tetë lojtar rezultuan pozitiv, fituesit e Kupës së Kosovës u kthyen në Prishtinë pasi Lincoln nuk zhvilluan ndeshjen edhe përkundër se Dallku i kishte lojtarët e mjaftueshëm.
Prishtina ka mbledhur lojtar nga të gjitha skuadrat e Superligës për të udhëtuar edhe një herë drejtë Gjibraltarit për ndeshjen kualifikuese të Europa League.
Analisti i njohur, Muhamed Dragusha në një intervistë për Indeksonline ka thënë se kjo do të jetë shumë e vështirë për Armend Dallkun por Ramiz Krasniqi do ta kryej punën si duhet.
“Është e vështirë për klubin por edhe për stafin Dallku që i gjithë ai mund e sakrificë që është bërë gjatë një sezoni tashmë ata të mbesin duke shikuar në TV, e shkaku është pandemia që ka kapluar të gjithë botën“, ka thënë ish-mesfushori i Prishtinës.

“Tashmë stafi është përzgjedhur dhe është trajneri i mirënjohur Ramiz Krasniqi që ka respekt nga të gjithë dhe shumë rezultate të mira gjatë karrierës, mendoj që përvoja e tij ndërkombëtare me Kombëtaren U19 sigurisht se do ta jap maksimumin që FC PRISHTINA të vazhdoj me suksese“, tha Dragusha duke e vlerësuar lartë kapacitetin e trajnerit të Kosovës U19.

Dragusha ka bërë një analizë të shkurtër edhe për përzgjedhjen e lojtarëve.
“Sa i përket përzgjedhjes së lojtareve është shumë e mire, por po lexojmë se edhe ata lojtare që siu kanë përgjigj ftesës pa kurrfarë arsye deri me tash, dmth për trajnerin ashtu kështu do të kishte me pas problem por edhe kjo i mungonte, problemi pasi për 3-4 stërvitje s’mund të komponoj ekipin ndërmjet vete por duke e ditur që trajneri është shumë aktiv me Superligen e Kosovës besoj shumë në vlerat dhe korrektesin e tij që do të zgjedh lojtarët e duhur pasi pothuajse i njeh të gjithë pasi shume prej tyre kanë kaluar nëpër duart e tij në të kaluarën“, ka thënë ai.

“Uroj shume suksese pasi në këtë rast FC PRISHTINA është e të gjithë neve, e gjithë Kosova jemi ne përkrahjen e tyre“, përfundoi Dragusha.
Skuadra e Prishtinës më shumë se kurrë përfaqëson të gjithë futbollin kosovar. /IndeksOnline/