75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Dragusha, zbulon pak nga plani i Challandes për ndeshjen me Moldavinë

Kosova, Kosova, Kosova – Kjo do të ishte thirrja e tifozëve “Dardanë” për takimin e sotëm ndaj Moldavisë që zhvillohet në Parma të Italisë, dule ky i vlefshëm për grupin C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndonëse pandemia ka ndryshuar shumë plane, tifozët tanë mund ta përkrahin Kombëtaren e tyre nga shtëpia dhe të këndojnë këngët që i motivojnë ata, shkruan IndeksOnline

Me një formacion ndoshta të përgjysmuar, me qëllim që në ndeshjen ndaj Greqisë të jenë futbollistët më të relaksuar, sonte me fillim nga ora 20:45, Challandes do ta ketë një test mjaft të vështirë përballë Moldavisë.

E për të njohur më në detaje ecurin e duelit të sotëm, IndeksOnline ka biseduar me njohësin e sportit në veçanti futbollit , trajnerin Muhamet Dragusha.

Dragusha fillmisht tha se kjo ndeshje do të ngjallë ndjenja te secili tifozë “Dardanë”, pasi ka kohë që Kombëtarja jonë nuk është grumbulluar.

“Ndeshja e sotme Moldavi – Kosovë sigurisht se ngjallë ndjenja tek secili “Dardan” pasi ka kohë që Kombëtarja jonë nuk është grumbulluar dhe nuk luajmë si shkak i pandemisë, Covid19”, tha fillmisht tekniku.

Ai vazhdojë tutje ku tregojë se futbollistët që do t’i zgjedh Challandes për ndeshjen e sotme duhet të jenë në formë opitmale.

“Mendoj që ata lojtarë që do t’i përzgjedh trajneri duhen të jenë në formë optimale e që unë besoj se do të ketë për dy ose tre futbollistë edhe pushim, pasi ndeshja e radhës është shumë më e fortë dhe duhet të kemi lojtarë të pushueshëm dhe të fortë mentalisht e fizikisht.

“Si ide është e mirë pasi Moldavia është një kundërshtar më i dobët se ne, por kjo nuk do të thotë që ne fitojmë shumë lehtë, pasi Kombëtare të dobët nuk ka. Neve na duhet angazhim dhe lojë të thjeshtë me shumë pasime duke poseduar topin dhe qarkulluar në çdo repart e në sulm te kemi finalizim duke qenë të qetë dhe kërkues para golit të kundërshtarit”, tregojë Dragusha.

Ndërkaq, i pyetur se vendin ku do të zhvillohet ndeshja a është në favorin tonë? Dragusha tha shkurt.

“Ndeshja zhvillohet në Itali që besoj për ne është një gjë pozitive, pasi atje ne ndihemi mirë dhe afër vendit tonë, pra është një motiv shtesë që luftojmë duke kërkuar por njëkohësisht duke mos u rrezikuar mbrapa. Sot të gjithë me Kombëtaren “DARDANE”, për një fitore të radhës”, përfundoi ai.