75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

Drake fut bast për fituesin e “US Open”, shifra është marramendëse

Këngëtari i njohur, Drake ka parashikuar fituesin e US Openit.

Madje ai ka luajtur edhe një bast të çmendur, që tashmë njihet për këtë edhe në opinion, shkruan Indeksonline

Ai ka vendosur 300 mijë dollarë për Jannik Sinner. Ai e sheh italianin si fitues të këtij Grand Slamit.

Në rast se del ashtu, atëherë, Drake merr plotë 507 mijë dollarë, më shumë se 200 mijë dollarë fitim.

Sot, zhvillohet çerekfinalja mes Auger-Aliassimet dhe De Minaurit.

Kurse nesër, mësohet edhe gjysmëfinalisti i radhës, në duelin mes Sinnerit dhe Musettit, dy italianëve./Indeksonline/