16:00 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Drake po thyen rekorde, artisti me më së shumti shitje në vitin 2018-të

Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike ka zbuluar në mënyrë detale numrin e shitjeve të artistëve në vitin 2018-të.

Albumi më i shitur i vitit 2018-të po del të jetë “Cast of the Greatest Showman”, me 3.5 milionë kopje.

Pozitën dy dhe tre e nxë grupi i njohur i pop muzikës, BTS me dy albumet e tyre.

Ndërsa i vetmi album që i përket zhanrit rep është ai i Eminemit ‘Kamikaze’ me 1.1 milionë kopje të shitura.

Kurse në mënyrë individuale, Drake është artisti që ka arritur të shesë më së shumti gjatë vitit 2018-të. Pas tij vijnë grupi BTS dhe top treshen e mbyllë Ed Sheeran./Indeksonline/